• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
QKMF-ja e Dragashit bëhet me energji solare!
Nga: Radio SHARRI   
e Martë, 27 Prill 2010 08:36
solareDragash - Zyrtarë të Kuvendit Komunal kanë bërë me dije se falë një donacioni të projektit të UNDP-së për Zhvillim të Qëndrueshëm të komunës së Dragashit, së shpejti Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Dragash (QKMF), do të bëhet me ngrohje solare të ujit. Drejtori i Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë, Ramadan Jashari, ka thotë se ky projekt do të jetë me dobi të shumëfishtë për institucionin më të madh shëndetësor në Dragash, ngase, para së gjithash, ky projekt do të ndikojë në kursimin e dukshëm të mjeteve financiare, të cilat gjer më tani janë paguar në emër të energjisë elektrike që është shpenzuar për ngrohjen e ujit. Sipas tij, të gjitha punët në instalimin e ngrohjes solare të ujit, po i kryen me sukses Asociacioni Kosovar për Energji të Ripërtëritshme dhe Efiçiencë të Energjisë (AKEREE).
Udhëheqësi i kësaj OJQ-je, Maliq Pireci, thotë se QKMF-ja në Dragash është përzgjedhur për zbatimin e projektit të ngrohjes solare të ujit, ngase ky institucion shpenzon sasi të madhe uji, që deri tani është ngrohur përmes energjisë elektrike. “Qëllimi i projektit është që përmes ngrohjes solare të ujit, ta mbështesim këtë institucion, i cili, jo vetëm se do të kursej mjete financiare, por edhe do të krijojë kushte më të mira pune për stafin e tij, sikurse edhe për pacientët”, thotë drejtuesi i AKEREE-së, Pireci, duke shtuar se, përmes ngrohjes solare në këtë institucion, njëkohësisht kontribuohet edhe në mbrojtjen e mjedisit dhe në kursimin e energjisë elektrike. “Pas funksionalizimit të ngrohjes solare të ujit, QKMF-ja e Dragashit do të kursej rreth 2 mijë euro në vit”, ka llogaritur Pireci, ndërkohë që ka falënderuar UNDP-në për mbështetjen e këtij projekti. Ai ka kërkuar që, jo vetëm UNDP-ja, porse edhe donatorë të tjerë të investojnë sa më shumë në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe në efiçiencën e energjisë, ngase këto fusha sjellin dobi të shumëfishta.
Koordinatorja e projektit të UNDP-së "Mbështetja përgatitore për Zhvillim të qëndrueshëm të komunës së Dragashit", Maria Elena Zuniga, thotë se kjo organizatë është në kërkim të mjeteve financiare dhe se, po ia dolën që të sigurojnë mjete, investimet do të vazhdojnë në këtë komunë të pazhvilluar “Natyrisht që mjetet financiare e dirigjojnë punën tonë. Po i siguruam ato, atëherë edhe në fazën e dytë të projektit të UNDP-së për Zhvillimin e qëndrueshëm të Dragashit, do të investojmë në fushën e energjisë, ngase dëshirojmë që përmes investimit në energji të kontribuojmë, jo vetëm në zvogëlimin e shpenzimeve në emër të energjisë elektrike, por edhe në mbrojtjen e mjedisit”, thotë Zuniga.
Zyra e UNDP-së në Dragash, deri më tani ka mbështetur një mori projektesh në Dragash, në fusha të ndryshme, të cilat janë vlerësuar se do të kontribuojnë në ngritjen e gjendjes së rëndë ekonomike të këtij rajoni.
Share