• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
mesimDragash - Shkolla fillore “Fetah Sylejmani” në Dragash, të martën shënoi 62 vjetorin e themelimit të saj dhe njëvjetorin, që kur gëzon emrin e ri, të vënë nga institucionet legjitime të Komunës dhe miratuar nga Ministria e Arsimit.
Pa nxënësit dhe arsimtarët boshnjako-goranë, nxënës, arsimtarë, familjarë të dëshmorit Fetah Sylejmani dhe mysafirë të tjerë, shënuan ditën e kësaj vatre të vetme, në të cilën mësimet i vijojnë nxënësit nga dy komunitetet e kësaj komune. Duke iu referuar historikut të shkollës, drejtori Nazmir Ramadani, theksoi se ky institucion arsimor ndjehet krenar më tërë atë që ka arritur deri më tani, në përhapjen e dijes dhe diturisë, për gjashtë dekadat e kaluara. 
Megjithatë, siç ka pohuar Ramadani, atë e brengos fakti se ende janë duke u përballur me probleme të ndryshme, të krijuara nga vetë arsimtarët boshnjako-goranë, të cilët, duke manipuluar me prindërit e filloristëve, refuzojnë që të integrohen në sistemin unik shkollor të Kosovës. “Pas shumë dekadave të kremtimit të përbashkët të përvjetorëve, sot ky përvjetor shënohet pa arsimtarët dhe nxënësit e këtij komuniteti”, tha Ramadani.
Shënimin e këtij përvjetori e kanë përgëzuar edhe nënkryetari i Komunës, Shehadin Tërshnjaku, drejtori komunal i Arsimit dhe Kulturës, Hajri Ramadani, si dhe Nuhia Tairovci, drejtor komunal, nga radhët e komunitetit boshnjako-goran, i cili me këtë rast ka shfaqur shpresën se përvjetorët e ardhshëm do të  kremtohen bashkërisht nga nxënësit dhe arsimtarët e dy komuniteteve të kësaj komune.
Në vazhdim, nxënësit dhe arsimtarët e kësaj shkolle kanë shfaqur një program të larmishëm kulturo-artistik, të përgatitur enkas për këtë rast.
Share