• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kthimi i të zhvendosurve, ende në proces!
dragash1Dragash - Nga 1 janari deri më 20 prill, në trevën e Gorës së Dragashit janë kthyer 15 familje, me 23 anëtarë, ndërkohë që për kthim eventual janë evidentuar 15 kërkesa, me 73 anëtarë, thuhet në raportin e Zyrës komunale për Kthim në Dragash, të prezantuar në takimin e përbashkët të Grupit komunal për Kthim, përfaqësuesve të Ministrisë së Kthimit, strukturave komunale dhe OJQ-ve humanitare, të cilat kanë mbështetur procesin e kthimit në këtë komunë. Vezaip Kajkush, përgjegjës i kësaj zyre, ka bërë të ditur se është siguruar funksionimi i grupit punues dhe i grupeve operative për përpilimin dhe vlerësimin final të Strategjisë Komunale për Kthim. “Kemi punuar në përpilimin, miratimin dhe realizimin e Strategjisë Komunale për Kthim, të cilën e kemi shfrytëzuar si kornizë për aktivitete në procesin e kthimit, si dhe kemi kontaktuar me persona të zhvendosur, duke iu ofruar atyre informatat e nevojshme rreth kthimit”, ka thënë Kajkush.
Ai ka sqaruar më tej se kjo zyrë ka bërë edhe vizita dhe vlerësim të gjendjes tek të gjitha familjet e kthyera, bashkë me organizatat partnere (UNHCR, KAAD, UNDP, DRC, MERCY COORPS, MKK), si dhe ka filluar iniciativat për ofrimin e ndihmës nga këto organizata, sipas programeve, gjithnjë duke respektuar kriteret për këto ndihma (ndërtimi i shtëpive, rikonstruktimi i objekteve ekzistuese, si dhe krijimi i kushteve të tjera).
Sipas të dhënave të kësaj zyre, UNDP-ja ka realizuar ndihmat për 8 familje (ndërtimi i shtëpive, rikonstruktimi i objekteve ekzistuese, si dhe krijimi i kushteve të tjera). MERCY COORPS-i ka ndihmuar 9 raste, me lopë dhe vegla për biznes, DRC-ja ka ndihmuar 5 raste, me material për ndërtim, mobilieri dhe vegla për biznes, ndërkaq UNHCR-ja ka ndihmuar 14 raste, me material për ndërtim, mobilieri dhe gjëra ushqimore.
Në veçanti është spikatur bashkëpunimi i mirë me UNHCR-në dhe partnerin e tij implementues, KAAD-in, në realizimin e Memorandumit për bashkëpunim me Qeverinë.
Ndërkaq, Iskender Novobërdaliu, nga ministria e Kthimit, ka njoftuar se kjo ministri ka ndarë rreth 2 milionë euro për stabilizimin e shoqërisë. Andaj, sipas tij, Komuna e Dragashit mund të konkurrojë me projekte konkrete.
Albana Tigani, përfaqësuese e MERCI COORPS-it, ka folur për aktivitetet e gjertanishme dhe ato që do të ndërmerren edhe në të ardhmen, nga kjo shoqatë. Ajo tha se me vëmendje të madhe përcillet ky proces dhe se organizata që ajo përfaqëson, do të bëj ç’mosë që t’iu ndihmojë familjeve që vendosin të kthehen në vendlindje.
Share