• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Kthimi i të zhvendosurve, ende në proces! |
![]() Ai ka sqaruar më tej se kjo zyrë ka bërë edhe vizita dhe vlerësim të gjendjes tek të gjitha familjet e kthyera, bashkë me organizatat partnere (UNHCR, KAAD, UNDP, DRC, MERCY COORPS, MKK), si dhe ka filluar iniciativat për ofrimin e ndihmës nga këto organizata, sipas programeve, gjithnjë duke respektuar kriteret për këto ndihma (ndërtimi i shtëpive, rikonstruktimi i objekteve ekzistuese, si dhe krijimi i kushteve të tjera).
Sipas të dhënave të kësaj zyre, UNDP-ja ka realizuar ndihmat për 8 familje (ndërtimi i shtëpive, rikonstruktimi i objekteve ekzistuese, si dhe krijimi i kushteve të tjera). MERCY COORPS-i ka ndihmuar 9 raste, me lopë dhe vegla për biznes, DRC-ja ka ndihmuar 5 raste, me material për ndërtim, mobilieri dhe vegla për biznes, ndërkaq UNHCR-ja ka ndihmuar 14 raste, me material për ndërtim, mobilieri dhe gjëra ushqimore.
Në veçanti është spikatur bashkëpunimi i mirë me UNHCR-në dhe partnerin e tij implementues, KAAD-in, në realizimin e Memorandumit për bashkëpunim me Qeverinë.
Ndërkaq, Iskender Novobërdaliu, nga ministria e Kthimit, ka njoftuar se kjo ministri ka ndarë rreth 2 milionë euro për stabilizimin e shoqërisë. Andaj, sipas tij, Komuna e Dragashit mund të konkurrojë me projekte konkrete.
Albana Tigani, përfaqësuese e MERCI COORPS-it, ka folur për aktivitetet e gjertanishme dhe ato që do të ndërmerren edhe në të ardhmen, nga kjo shoqatë. Ajo tha se me vëmendje të madhe përcillet ky proces dhe se organizata që ajo përfaqëson, do të bëj ç’mosë që t’iu ndihmojë familjeve që vendosin të kthehen në vendlindje.
|