• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Gora e Dragashit bëhet edhe me një parti!
nasuf_brenolliDragash - Skena politike e Dragashit është pasuruar edhe me një subjekt të ri politik, i pesti me radhë në trevën e Gorës. Bëhet fjalë për themelimin e Partisë Socialdemokrate të Gorës (Socijaldemokratska Stranka Gore), të cilën për fillim do ta drejtojë njëri ndër themeluesit e saj, Nasuf Brenolli, aktualisht drejtor i shkollës fillore “Svjetlost”, në Krushevë.
Pasi që e bëri publike shkresën e KQZ-së, me të cilën konfirmohet regjistrimi i kësaj partie, Brenolli ka shpalosur edhe objektivat kryesore të këtij subjekti të ri politik. “Kjo parti e re do të angazhohet për barazi dhe bashkëjetesë për të gjithë qytetarët, pa dallim. Do të angazhohemi për krijimin e kushteve dhe hapjen e vendeve të reja të punës, rregullimin e sigurimit shëndetësor, problemet banesore, për kushte më të mira për shkollim etj”, ka thënë Brenolli. Ai ka shpalosur edhe  prioritetet tjera, ndër të cilat ka vënë si prioritet lidhjet e mira me diasporën, pengimin e migrimit dhe kthimin e të zhvendosurve, si dhe ruajtjen e gjuhës amtare, kulturës dhe traditave të këtij regjioni. “Do të bëjmë çmos që të realizojmë në tërësi programin tonë politik dhe ekonomik, i cili është mjaftë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e komunës së Dragashit”, është zotuar Brenolli, për të shtuar më pas, se delegatët e kësaj partie janë optimistë se do të bëjnë shumë, në radhë të parë për popullatën e Gorës, e më pas edhe për të gjithë qytetarët tjerë të komunës së Dragashit.
Share