• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Hënë, 03 Maj 2010 14:05

Dragash
– Nesër, me fillim në orën 11:00, do të mbahet një Akademi përkujtimore, në shenj respekti dhe nderimi për të gjithë dëshmorët nga komuna e Dragashit, të cilët ranë në altarin e lirisë, gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në Dragash, kjo akademi mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Dragash, ku do të shfaqet edhe një program i pasur artistik, me të cilin do të përkujtohet lufta e UÇK-së dhe dëshmorët që ranë për liri.
Zlipotok - Shumë probleme kanë spikatur banorët e Zlipotokut të Gorës, në një takim me zyrtarët lokalë të Komunës së Dragashit, të cilët u takuan me banorët e këtij lokaliteti.
Banorët janë ankuar për ambulancën e vjetër, për të cilën thanë se nuk ka as mjek dhe as teknik mjekësor, godinën e vjetruar të shkollës që, sipas tyre, nuk i plotëson as kushtet minimale për mbarëvajtjen e procesit mësimor, si dhe problemin e bërllokut, i cili e ka ngulfatur fshatin.
Ndërkaq, zyrtarët komunalë kanë kërkuar nga fshatarët që të formojnë një komision, i cili këto kërkesa do t’i përpilonte me shkrim, dhe më pas të shikohet mundësia për zgjidhjen e tyre. Pushtetarët ua përkujtuan banorëve të Zlipotokut se vitin e kaluar është asfaltuar rruga, me gjatësi 1.5 km., ndërkaq këtë vit do të asfaltohen edhe 2.5 km. të tjerë.
Prishtinë - Autoritetet shtetërore thonë se, që nga viti 2000 në Kosovë janë kthyer rreth 20 mijë pjesëtarë të komunitetit serb, të cilët ishin larguar në fund të luftës.
Ata thonë se kushtet e sigurisë mundësojnë kthimin e të zhvendosurve dhe se ky proces nuk mund të dëmtohet nga incidentet e izoluara.
Të kthyerit ndërkaq, pohojnë se nuk kanë probleme me fqinjët e tyre shqiptarë, por problemet janë të përbashkëta dhe kanë të bëjnë me gjendjen e rëndë sociale dhe ekonomike në vend.
Prishtinë - Partia e Drejtësisë vlerëson se aksionet e fundit të misionit EULEX, nuk duhet të politizohen, sepse bëhet fjalë për veprime që iu nënshtrohen kryekëput parimeve juridike.
“Çdo tentim për përfitim politik, përkitazi me çështjen në fjalë, nuk paraqet vlerë demokratike por përkundrazi ka potencial për tensionimin e raporteve brenda shoqërisë kosovare”, thuhet në qëndrimin zyrtarë të kësaj partie.
PD konsideron se duhet pritur rezultatet e hetimeve, për të bërë vlerësime politike të situatës.
Prishtinë - Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, gjendet sot në Paris. Zyra për informim e kësaj ministrie ka njoftuar se Hyseni do të takohet në kryeqytetin francez me homologun e tij, Bernar Kushner.
Bëhet e ditur se vizita në Paris, sikurse edhe në Bruksel e Berlin, ka për qëllim bashkërendimin e veprimeve, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Pas Parisit, Hyseni shkon ne Bruksel, ku për të martën është paralajmëruar se do të flasë para Komitetit për Politike të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Të mërkurën ministri i punëve të Jashtme viziton Berlinin, ku do t’i bashkohet delegacionit të presidentit Sejdiu, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Gjermani.
Prishtinë - Sot është ditë pushimi në vendin tonë, në gjithë sektorin publik.
“Për shkak se festa e 1 Majit, ishte të shtunën, dita e sotme është ditë pushimi”, bëjnë të ditur organet e administratës komunale.
Gjithashtu, më 10 maj sërish do të jetë ditë pushimi, pasi Dita e Evropës i bie të dielën, më 9 maj, kështu që kjo ditë e vikendit kompensohet me ditë pushimi, një ditë më vonë”, thuhet në komunikatën zyrtare.
Share