• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Zlipotokasit ankohen tek pushtetarët! |
![]() Zlipotokasit janë ankuar për ambulancën e fshatit, për të cilën thanë se është shumë e vjetër dhe se nuk ka as mjek e as teknik mjekësor. Pos kësaj, banorët e këtij fshati janë ankuar edhe për godinën e shkollës, e cila, siç thanë, nuk i plotëson as kushtet minimale për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Problem tjetër që kanë paraqitur para pushtetarëve lokalë, banorët kanë potencuar bërllokun, i cili e ka ngulfatur fshatin e tyre.
Me emocione të shumta, banorët e Zlipotokut kanë folur edhe për halle të tjera, siç është uji i pijshëm, uzurpimi i pronave shoqërore, kanalizimi i ujërave të zeza, si dhe problemet që u shkaktojnë banorët nga fshatrat e Shqipërinë, gjatë vjeljes së frutave malore.
Zyrtarët komunalë, ndërkaq, pasi që i kanë dëgjuar me vëmendje të gjitha kritikat në adresë të tyre, kanë kërkuar nga banorët që të formojnë një komision, i cili këto kërkesa do t’i përpilonte me shkrim, e që më pas do të shikohen të gjitha mundësitë që ato të zgjidhen një nga një, sepse buxheti mjaft i limituar i Komunës, nuk mjafton për zgjidhjen e të gjitha problemeve, me të cilat përballen, jo vetëm banorët e këtij fshati, por edhe ata të fshatrave tjera të kësaj komune. Megjithatë, siç thanë pushtetarët komunalë, ka filluar të bëhet mjaft punë gjatë viteve të pasluftës. Këtij fshati, siç u tha, vitin e kaluar i është asfaltuar 1.5 km. rrugë, ndërkaq sivjet do të asfaltohen edhe mbi 2.5 km., me mjete të siguruara nga buxheti i Komunës. |