• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Enjte, 06 Maj 2010 14:04

Dragash
- Hilmi Dauti, anëtar i kryesisë së LDK-së në Dragash, ka dhënë dorëheqje nga posti i gjertanishëm. Në një shkresë, të cilën ia ka adresuar Kryesisë së LDK-së, Dauti thekson se arsye e dorëheqjes së tij është humbja e dy palë zgjedhjeve. “Si aktivist i partisë, nuk dëshiroj të jem anëtar i një organi, i cili ka humbur dy palë zgjedhje dhe prapë vazhdon të njëjtën punë me metoda e vjetra", theksohet mes tjerash në arsyetimin me shkrim, të cilin Dauti ia ka adresuar kryesisë së LDK-së në Dragash.
Në një prononcim për radion tonë, Dauti ka thënë se LDK-ja mbetet partia më e dashur për të, por jo e drejtuar me ritëm të njëjtë dhe nga ideologji të njëjta.
Dragash - Sot,në vendin e quajtur “Vllashko”, afër fshatit Vraniç, në trevën e Gores së Dragashit, organizohet tubimi madhështor tradicional, i cili shënon festën e Shëngjergjit.
Qindra qytetarë, janë nisur drejtë kësaj hapësire në natyrë, për të marrë pjesë në solemnitetin më të madh që organizohet nga komuniteti i Gorës.
Dje, ndërkaq, Shëngjergji u kremtua në Prizren, ku morën pjesë mijëra qytetarë nga vise të ndryshme shqiptare, brenda dhe jashtë Kosovës.
Prizren - Një vrasje ka ndodhur në fshatin Zojz të Prizrenit, mbrëmë rreth orës 20:00. Në këtë incident, një person i gjinisë mashkullore, nga fshati Piranë, është vrarë me armë zjarri ndërsa një tjetër është lënduar rëndë.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat hetimore, ndërsa janë arrestuar tre persona nga fshati Smaç, të dyshuar rreth këtij rasti.
Njëkohësisht, policia ka bastisur dy lokacione, ku janë sekuestruar tri armë të zjarrit, për të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë rast.
Prizren - Një plagosje me armë ka ndodhur dje pas dite, në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit, ku një polic hetues i Krimeve Ekonomike, i cili ishte duke u kthyer nga puna, bie viktimë rasti.
Në afërsi të banesës së tij, polici është qëlluar me tre plumba, me ç’rast ka marrë plagë të rënda trupore, por ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Sipas hetimeve të para, motivi i këtij sulmi ishte i çastit, ndërkohë që dëshmitarët thonë se në ndërtesë po punonin disa punëtorë të KEK-ut dhe se, rreth tyre ishin mbledhur një turmë e njerëzve kureshtarë. Polici ka kërkuar nga qytetarët që të largohen, për t’mos i penguar punëtorët, mirëpo kjo e kishte irrituar dorasin, shtetas ky nga Shqipëria, që banon në të njëjtin pallat me viktimën, i cili ka shkrehur tre plumba mbi policin.
Prishtinë - Ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi dhe homologu i tij nga Maqedonia, Bujar Osmani, nënshkruan një Marrëveshje bashkëpunimi, në fushën e shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, përmes një njoftimi për media, bëri të ditur se të dy ministrat vlerësuan se nënshkrimi i kësaj marrëveshje i hap rrugë intensifikimit të bashkëpunimit midis dy shteteve, duke pasuar parasysh se Kosova dhe Maqedonia kanë interesa të përbashkëta edhe në fushën e shëndetësisë.
Uashington - Amerika e dëshiron Serbinë në Bashkimin Evropian sa më parë që të jetë e mundur, mirëpo Serbia nuk ka kurrfarë gjasash të arrijë diçka të tillë, nëse nuk e zgjidhë shumë shpejt çështjen e Kosovës dhe nuk i fillon menjëherë bisedimet me Prishtinën, ka vlerësuar analisti, Daniel Server, nga Instituti për Paqe, me seli në Uashington.
Server ka thënë për të përditshmen beogradase “Blic”, se bisedimet për ndryshimin e mundshëm të kufijve do të mund të zhvilloheshin në mes të Beogradit dhe Prishtinës, mirëpo ka shtuar se SHBA-të nuk do të përkrahnin një gjë të tillë, sepse kjo do të destabilizonte Maqedoninë dhe Bosnjën e Hercegovinën.
Prishtinë - Komisionari i BE-së për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Shtefan Fyle, sot dhe nesër qëndron në vendin tonë, në vizitën e tij të dytë zyrtare.
Ai do të takohet me partnerët kyçë vendës dhe ndërkombëtarë, si kryeministrin Thaçi dhe ministrin e Integrimeve evropiane, Besim Beqaj.
Gjatë vizitës së tij dyditore, Fyle do ta përurojë ndërtesën e re të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e financuar nga BE-ja. Po ashtu, ai do të mbajë një ligjëratë para studentëve të universitetit, në Mitrovicën Veriore.
SPORT
Romë - Ekipi i Jose Mourinhos, ia doli mbrëmë të sigurojë titullin e parë të këtij viti, në finalen e Kupës së Italisë.
Interi mbrëmë e mundi ekipin e Romës me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Diego Milito, në minutën e 40-të.
Interi, gjatë këtij muaji, ka edhe dy tituj që dëshiron t’i fitojë. Në kampionatin e Italisë ka dy pikë epërsi dhe gjasa të mira për ta fituar scuedetton, ndërsa më 22 maj, në Madrid, do të ndeshet me Bayernin e Mynihut, për titullin e Ligës së Kampionëve të Evropës.
Share