• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Hilmi Dauti largohet nga Kryesia e LDK-së! |
![]() Dauti ka njoftuar se shkresën ia ka adresuar kryesisë, më 21 prill të këtij viti, por që ende nuk ka marrë ndonjë informacion, se a është debatuar në kryesi për vendimin që ka marrë ai.
Në anën tjetër, Zeni Krasniqi, përgjegjës i zyrës së LDK-së, ka pohuar për gazetën Koha Ditore, se para disa ditësh është njoftuar gojarisht nga Dauti, se po largohet nga kryesia e këtij subjekti politik, ndërkaq shkresën e ka marrë të mërkurën. "Ditë më parë, Dauti më ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kryesia, ndërkaq tekstin e kam marrë sot. Shpresoj se së shpejti kryesia do të debatojë për këtë vendim të tij dhe për disa çështje të tjera të karakterit organizativ", ka thënë Krasniqi.
I kontaktuar nga Radio Sharri, për arsyen e dorëheqjes, Dauti ka thënë troç, se nuk dëshiron të vazhdoj punën, duke mbajtur barrën e humbjes, ndërkohë që asnjeri në kryesi nuk e ndien këtë barrë dhe përgjegjësi. “LDK-ja mbetet partia më e dashur për mua. Por, jo nëse ajo drejtohet me ritëm të njëjtë dhe nga ideologji të njëjta”, tha Dauti. |