• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
U kremtua 6 Maji - Dita e Goranëve!
vllashkoDragash - Një numër i madh i goranëve, por edhe shumë opojanë, janë tubuar të enjten në vendin e quajtur “Vllashko”, afër fshatit Vraniç të Gorës së Dragashit, për të kremtuar 6 Majin - Ditën e Goranëve. Kjo festë, tashmë është zyrtarizuar nga parlamenti i Kosovës, pas shumë kritikave që u adresuan ndaj institucioneve, kur këto të fundit përcaktuan me kushtetutë festat shtetërore të Kosovës, në të cilat nuk ishte paraparë edhe 28 Nëntori – Dita e Flamurit kombëtarë. Pas futjes së kësaj date, si festë e shqiptarëve, të gjitha komunitetet tjera kërkuan nga një datë, si festë të tyre. Një pjesë e popullatës nga treva e Gorës, të cilët deklarohen si goranë, me kombësi, zgjodhën si ditë të tyre, festën e Shëngjergjit, e cila në këto anë, tradicionalisht është kremtuar në mënyrë madhështore. Kjo ditë, atyre ua përkujton edhe të kaluarën e hershme, kur në këtë vend tuboheshin të gjithë banorët e fshatit, për të përcjellë, në mënyrë të organizuar, anëtarët e familjeve për në kurbet. Megjithatë, në ditët e sotme, në këtë vend mblidhen edhe ata qe vetën e quajnë goranë, edhe ata që deklarohen si boshnjakë e që gjithashtu kanë një datë tjetër, si festë të tyre. Por, në këtë vend mblidhen edhe shumë shqiptarë nga treva e Opojës dhe më gjerë, pavarësisht se kjo datë dhe kjo festë nuk ka lidhje me ta.  
Edhe sivjet, në këtë vend tradicional, që nga orët e hershme filloi tubimi i njerëzve të këtij rajoni, madje pati edhe shumë të tjerë që vinin nga vise të ndryshme, jashtë komunës së Dragashit. Karakteristikë e kësaj date është edhe fakti se, shumë banorë të trevës së Gorës, të cilët ndodhen në mërgim, enkas për këtë datë vijnë në vendlindje. Kjo zaten edhe e ngjall qytezën e Dragashit, e cila pasditeve shteret nga popullata. “Është kjo një ditë që zgjon shumë kujtime, të ëmbla e të hidhura. Ditë e takimeve të shumta, argëtimit, por edhe e lidhjeve të reja midis të rinjve, të cilat shpesh përfundojnë para ofiqarit”, thotë një plak, i cili dukej se i lakmonte të rinjtë që në Kosovën e re, shumë më shumë kanë kushte për tu kënaqur, për dallim nga gjeneratat e vjetra, të cilët bënin shumë punë rreth bujqësisë dhe blegtorisë.
 Viteve të fundit, kësaj kremteje i bashkohen edhe shumë banorë nga lokalitetet përtej kufirit, në Shqipëri, ku thuhet se edhe ata ndihen të jenë goranë, me përkatësi kombëtare.
Share