• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Hendikepët kërkojnë qasje në institucione
hendikosDragash - Në kuadër të projektit “Një ambient i përshtatshëm – shoqëri për të gjithë”, të premten është organizuar në Dragash debati mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, si dhe për qasje të përshtatshme në objektet publike për këta persona.
Paraprakisht, në rrugën qendrore të qytezës është organizuar një marsh gjysmëorësh nga anëtarët e HANDIKOS-it, duke identifikuar ndërtesat publike, si ajo e Komunës, Shkollës Fillore, Gjykatës Komunale, QKMF-së dhe Shtëpisë së Kulturës, të cilave iu mungon staza speciale për qasjen e personave në këto ndërtesa. Pas këtij marshi, në debatin e organizuar nga HANDIKOS-i, u debatua rreth standardeve ndërkombëtare për qasje pa pengesë në të gjitha objektet publike, planin e veprimit, përfshirë këtu edhe rolin e organizatave ndaj personave me aftësi të kufizuara, si dhe u nxorën konkluzionet e këtij debati.
Drita Vukshinaj, koordinatore e këtij projekti, foli rreth rëndësisë së këtyre aktiviteteve për përmirësimin e kushteve për këta persona, ndërkaq Ismail Ramadani, përgjegjës i Zyrës së HANDIKOS-it në Dragash, ka spikatur vështirësitë, me të cilat përballet kjo zyrë, në të cilën janë të evidentuar rreth 450 persona me aftësi të kufizuara.
I gjithë ky organizim u mbështetet nga Komisioni Evropian, ndërkaq implementimi i këtij projekti po bëhet nga HANDIKOS-i.
Share