• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Tuneli i Kalimashit, hapet më 21 maj!
e Shtunë, 08 Maj 2010 22:26
tuneliKukës - Zyrtarë të kompanisë ndërtuese “Bechtel & Enka” kanë konfirmuar se më 21 maj do të rihapet tuneli i Kalimashit, i cili është pjesë e autorrugës që lidh Kosovën me bregdetin e Shqipërisë. “Nuk ka asnjë mëdyshje... Tubi jugor i tunelit të Kalimashit, do të hapet më 21 maj. Sot kemi filluar hedhjen e shtresave të asfaltit, në gjatësinë prej një kilometri, në mesin e tunelit, pasi pjesa tjetër ka qenë e asfaltuar më parë”, ka thënë një zyrtar i kompanisë.
Kompania ka kërkuar edhe ndihmën e policisë, që të mos lejojë, deri më 21 maj, qarkullimin e automjeteve me leje zyrtare nëpërmjet tunelit të Kalimashit, sepse kjo i pengon punëtorët. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe drejtori i Policisë së Qarkut në Kukës, Sadri Ramçaj. Zyrtarë të ”Bechtel & Enka” kanë theksuar se deri tash është lyer më shumë se gjysma e sipërfaqeve të mureve të tubit jugor, ndërsa është në përfundim edhe instalimi i pajisjeve elektrike.
Qeveria e Shqipërisë pat thënë se 15 maji është data kur do të lëshohet për qarkullim tuneli, por në fund të muajit të kaluar, zyrtarë të kompanisë ndërtuese njoftuan për një shtyrje të mundshme të punimeve edhe për disa ditë. Ndërkohë, mediat në Shqipëri kanë nisur të hedhin dyshime, se edhe 21 maji nuk do të jetë data e rihapjes së tunelit, meqë, sipas tyre, punimet janë duke u zvarritur. Për këtë, mediat kanë bërë fajtor presionin e pushtetarëve, biznesmenëve dhe personave të ndryshëm, të lidhur me ata, të cilët kalojnë përmes tunelit, duke penguar punën e makinerive në tunel.
Më 25 prill, gjatë inaugurimit të fillimit të punës, për ndërtimin e autostradës në Kosovë, në Vërmicë, kryeministri Sali Berisha ka pasur një takim jozyrtar me menaxherin amerikan të kompanisë “Bechtel & Enka”, të cilit i ka kërkuar me ngulm që tuneli i Kalimashit të hapet pa asnjë vonesë dhe të mos ketë më shtyrje, përtej datës 21 maj.
Brenda të njëjtit afat, bashkë me tubin jugor të tunelit, do të hapet edhe aksi Rubik-Rrëshen, përgjatë lumit të Matit, i cili nuk ka qenë i hapur gjatë verës së kaluar.
Aktualisht ka mbetur pa u përfunduar segmenti, Myç - Mamëz - Fushë-Dukagjin, i cili llogaritet të përfundojë në vjeshtën e këtij viti.
Tuneli i Kalimashit rihapet për automjete, pas më shumë se shtatë muajsh, por kësaj radhe do të hapet tubi jugor, shpimi i të cilit ka përfunduar dy muaj më vonë se ai në tubin verior.
Në tubin verior punimet për shpimin kanë përfunduar mëngjesin e 25 majit të vitit të kaluar, ndërkohë që përurimi simbolik i bashkimit të të dy anëve të tunelit u bë më 31 maj, në një ceremoni madhështore, ku morën pjesë kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Sali Berisha e Hashim Thaçi. Në autostradën Rrëshen - Kalimash, me gjatësi prej 60.85 kilometrash, bën pjesë edhe tuneli i Kalimashit, apo i Thirrës. Ky tunel është vepra kryesore dhe më e vështira e inxhinierisë së projektit të rrugës Durrës - Kukës - Morin. Tuneli fillon poshtë malit të Rrunës, në afërsi të Kalimashit, në lartësinë 831 metra mbi nivelin e detit dhe çan tejpërtej Qafën e Kumbullës, për të dalë në fshatin Thirrë të Mirditës, me një lartësi mbidetare prej 750 metrash. Shpërthimi simbolik për fillimin e punimeve në tunelin e Kalimashit, është bërë më 4 shkurt të vitit 2007, rreth një javë para datës së mbajtjes së zgjedhjeve vendore në Shqipëri. Më 5 nëntor të vitit të shkuar, në tubin jugor të tunelit të Kalimashit ka ndodhur një shembje, në gjatësi prej 50 metrash. Kjo shembje nuk ka shkaktuar viktima në njerëz e as dëme materiale, por nxiti mbylljen e tij. Kostoja shtesë, pas shembjes së ndodhur më 5 nëntor dhe rishikimit të dizajnimit të projektit për rreth 2 kilometra, në mesin e të dy tubave, kap vlerën rreth 30 milionë eurove.
Nga vlerësimet që ka Ministria e Transporteve, vlerësohet se këtë vit trafiku përmes këtij tuneli do të mbërrijë deri në afërsisht 16 mijë automjete në ditë, që do të thotë, katër herë më shumë se parashikimi, para fillimit të ndërtimit të rrugës Milot - Kukës - Morin.
Share