• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Bibliotekat e Dragashit, fukara!

azi_rifaj_bellobradDragash
- Duke përjashtuar Bibliotekën Publike në Dragash, në të cilën sadopak janë krijuar disa nga kushtet elementare për punë, bibliotekat tjera në komunën e Dragashit, jo vetëm që kanë mbetur me një fond librash nga koha e paraluftës, por ato veprojnë në kushte tejet të papërshtatshme për këtë veprimtari. Mehmet Shala, përgjegjës i bibliotekave në Dragash, thekson se ai ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të ndryshuar gjendjen aktuale, por, për shkak të mungesës së përkrahjes institucionale, shumë pak është bërë në këtë drejtim. Sipas tij, në kushte mjaft të vështira punojnë bibliotekat në Bellobrad, në Opojë, dhe ajo e fshatit Brod, në trevën e Gorës, të cilat më herët kanë pasur numër të kënaqshëm lexuesish. Ndërkaq, në tri qendra tjera, ku më parë kanë ekzistuar bibliotekat, në fshatrat Blaç, Krushevë dhe Restelicë, sot nuk janë funksionale ato, për shkak se u mungojnë lokacionet.
"Përderisa objekti i bibliotekës në Dragash, falë kontributit material nga CIMIC-u turk dhe disa donacioneve të shoqatave të ndryshme, është riparuar dhe janë krijuar kushte të volitshme për lexuesit, në bibliotekat tjera gjendja ka mbetur e pandryshuar. Për më tepër, është për keqardhje fakti, se të gjitha bibliotekat kanë mbetur me një fond librash të para dhjetë vjetësh", thotë Shala. Ndërkaq, duke fokusuar bibliotekën e fshatit Brod, të cilën banorët e kërkojnë të rihapet, ai ka thënë se kjo çështje është zvarritur, pasi që bibliotekisti është punësuar diku tjetër. "Kërkesat për rihapjen e bibliotekës në fshatin Brod kanë qenë të vazhdueshme, si nga ana e banorëve, ashtu edhe nga personeli arsimor. Nga zyrtarët e Drejtorisë komunale të Arsimit, premtimet janë se do të gjendet një zgjidhje, respektivisht të pranohet një bibliotekist", ka thënë Shala.
Ndër tri bibliotekat, që janë funksionale në trevën e Opojës, gjendja më e rëndë paraqitet në atë të Bellobradit. Bibliotekisti, Azi Rifaj, ka pohuar se deri më tani nuk është treguar ndonjë interesim për ndryshmin e gjendjes në këtë bibliotekë. "Në vazhdimësi kam kërkuar nga strukturat udhëheqëse të Komunës së Dragashit, që të ndajnë një fond për riparimin e lokacionit, por, pos premtimeve, ende nuk është ndërmarrë diç konkrete. Këtu, jo vetëm që nuk ka kushte për lexuesit, por nuk ka as për bibliotekistin", është shprehur Rifaj.
Edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës në Dragash, Hajri Ramadani, ka pranuar se gjendja në bibliotekat e kësaj komune nuk është aspak e mirë, por ka sqaruar se janë pamundësitë materiale ato, që po e pengojnë përmirësimin e kësaj gjendje. "Shpresoj se për bibliotekën e fshatit Brod, do të gjendet një zgjidhje shumë shpejtë, ndërkaq për rinovimin e asaj në Bellobrad, jam duke bërë përpjekje për të siguruar një fond material. Kam kërkuar ndihmën e Komunës dhe të disa donatorëve tjerë, tek të cilët kemi hasur në mirëkuptim për disa objekte tjera të kulturës. Presim se do të gjejmë mjete edhe për këtë destinim. Premtimet nga Komuna janë se, me rishikimin e buxhetit në gjashtëmujorin e dytë, do të bëhet diç edhe për këtë qëllim", ka sqaruar Ramadani.
 
 
Share