• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
LDK-ja e Dragashit kërkon punë, jo llafe!
ldk - logooDragash - Në një debat të kryesisë së degës së LDK-së, në Dragash, është vlerësuar se ky është momenti i fundit që të fillohet me punë të mirëfilltë, e jo vetëm të konstatohet gjendja. “Duhet filluar sa më parë me ristrukturimin e partisë, si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror”, është thënë të shtunën në debatin që zhvilloi kryesia e LDK-së në Dragash, ku është analizuar gjendja e përgjithshme brenda këtij subjekti politik.
Mjerisht, siç u tha në mbledhje, kjo rutinë ende po vazhdon nga një pjesë e kuadrove të këshillit të përgjithshëm të LDK-së, e që nuk është zëri i anëtarësisë së LDK-së. Halim Shemsidini, kryetar i degës, ka bërë të ditur se së shpejti, Këshilli i përgjithshëm  i LDK-së do të analizojë zgjedhjet, si dhe do të bëj ndryshimin dhe plotësimin e Statutit.
Në debatin që pasoi, Xhemajl Iljazi, Kapllan Fetahu, Ymer Ademi dhe Naim Ramadani, anëtarë të kryesisë, kanë kërkuar nga kryetari Shemsidini, që të jetë më insistues për të kërkuar ndryshime në Këshillin e Përgjithshëm, ngase, siç janë shprehur ata, një pjesë e madhe e tyre nuk janë zë i anëtarësisë. Në mbledhje është kërkuar madje, që sa më parë të ndërrohen disa nga anëtarët e KP-së, sepse mënyra se si ata janë duke e prezantuar këtë subjekt, nuk është zë i elektoralit të LDK-së. ”Të jesh pjesë e një Qeverie, e cila dyshohet për korrupsion, do të thotë se edhe vetë je i korruptuar”, është shprehur Xhemajl Ilijazi. Ndërkaq, Naim Ramadani, ka nënvizuar se për shkak të defaktorizimit të këtij subjekti, në nivelin qendror, atyre u është pamundësuar veprimi edhe në nivelin lokal. “Ministrat e LDK-së në qeverinë e vendit, nuk janë zgjedhur për të kryer punë, por për t’i shërbyer asaj, vetëm si dekor”, ka vlerësuar ai.
Duke u përgjigjur në këto konstatime, kryetari Shemsidini është zotuar se këto kërkesa do t’i prezantohen edhe Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Gjithashtu, ai ka njoftuar Kryesinë se, pas zgjedhjeve, të cilat duhet të përfundohen deri në nëntor të këtij viti, ai nuk do të mbetet më kryetar i degës së LDK-së, por që do të angazhohet maksimalisht për ta rikthyer këtë subjekt në qeverisjen lokale në Dragash.
Share