• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Prizreni vë themelet e para të turizmit!
prizreniPrizren - Zyrtarët komunalë për turizëm në Prizren, njoftuan se Plani zhvillimor komunal do të shërbej, si pikënisje për hartimin e projekteve të para të Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit ekonomik, resor ky që Prizreni këtë vit e ka themeluar, e që paraqet sektorin e parë të këtillë në Kosovë, në nivelin komunal.
Pas luftës, gjithnjë e më shumë është përfolur për potencialin turistik të rajonit të Prizrenit dhe mundësitë që krijohen për një zhvillim më të mirë ekonomik. Por, deri më tani, shumë pak është bëtë në këtë drejtim. Ekipi për zhvillimin e turizmit në rajonin e Prizrenit, në bashkëpunim me përfaqësues të fushave të ndryshe, përfshirë edhe zyrtarë komunalë të Prizrenit, ka përcaktuar lokalitetet turistike. Sipas strategjisë përkatëse, komuna e Prizrenit është ndarë në gjashtë zona turistike, në të cilat është vlerësuar se ka mjaft kapacitete dhe resurse natyrore për zhvillim të turizmit.
Punonjës të kësaj fushe, disa herë janë shprehur se Prizreni mund të vlerësohet si vendi me pasuri më të madhe të trashëgimisë natyrore dhe asaj kulturo-historike në rajonin e Ballkanit. Ndërkaq, gjatë zgjedhjeve të fundit, doli edhe propozimi për zhvillimin e turizmit në këtë rajon, ndërsa në qeverinë e re lokale, për herë të parë, këtë vit u përfshi edhe sektori për Turizëm dhe Zhvillim ekonomik, që paraqet sektorin e parë të këtillë në nivelet komunale të vendit.
Shend Kabashi, drejtor për Turizëm dhe Zhvillim ekonomik në Prizren, thotë se plani zhvillimor komunal i Prizrenit, do të shërbej si pikënisje për hartimin e projekteve të para të kësaj fushe, ndërsa në rrugën drejt vënies së themeleve dhe realizimit të projekteve të para në këtë fushë dhe përmes tij edhe zhvillimit ekonomik, si partnerë llogariten qytetarët dhe mediat. “Projektet konkrete të kësaj drejtorie parashihet të konkretizohen, pas pushimeve verore, pasi paraprakisht për to të jenë planifikuar pozicionet buxhetore, punë kjo që pritet të bëhet gjatë rebalancit të buxhetit për këtë vit”, ka thënë Kabashi.
Profesori në pension, Enver Batiu, që për një kohë ka punuar në Institutin për Mbrojtje të Monumenteve kulturo-historike në Prizren dhe ka qenë pjesë e ekipit koordinues të turizmit, e konsideron të qëlluar themelimin e resorit për Turizëm, duke thënë se ardhmëria ekonomike e Prizrenit mbështetet pikërisht në zhvillimin e turizmit. “Janë disa pjesë të bukura turistike të turizmit malor, jo vetëm gjatë dimrit, por edhe gjatë verës. Siç dihet, këtu ka edhe disa monumente të rëndësishme të trashëgimisë, përfshirë Kalanë, Kompleksin e LSHP-së, pastaj xhaminë e Sinan Pashës dhe objekte të tjera që aktualisht joshin vizitorët”, thotë Bahtiu.
Dy vjet më parë, grupet punuese të projektit "Zhvillimi i produktit turistik në rajonin e Sharrit", të ndihmuar edhe nga Asociacioni Kosovar i Turizmit, paraprakisht kanë identifikuar elementet e produktit dhe të vlerave, të cilat përmban zona e Sharrit dhe ajo e Prizrenit.
Sipas tyre, pas finalizimit të evidentimit të zonave, pjesën kryesore të financimit për krijimin e infrastrukturës për lehtësira në turizëm, do ta ketë Komuna.
Përpos qytetit, si zona turistike janë përcaktuar edhe Anadrinia, gryka e Lumëbardhit, Vrrini, si dhe zona e Hasit, vend ky që ofron shumë në këtë fushë, pasi parashihet edhe zhvillimi turistik ndërkufitar me pjesën tjetër të Pashtrikut, matanë kufirit me Shqipërinë.
Share