• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vdes, derisa kyçte ilegalisht rrymën!
viktor_buzhalaPrizren - Korporata Energjetike e Kosovës njoftoi të martën se, një ditë më parë, qytetari 32 vjeçar, Azem Buzhala, ka humbur jetën tragjikisht, pasi kishte rënë në kontakt me energjinë elektrike, teksa ishte ngjitur në shtyllën e tensionit 0.4 kilovolt, në lagjen Ortakoll të Prizrenit.
I ndjeri, në momentin e aksidentit kishte shkuar të bëjë rikyçjen e energjisë elektrike, në mënyrë ilegale, tek konsumatorët, Fikrije Imeri (2417 € borxh) dhe Ahmet Brahimaj (2662 € borxh), të cilët KEK-u i kishte shkyçur nga rrjeti elektrik më herët.
Ai ishte ngjitur me kambaleca në shtyllë, ndërsa për pak minuta është parë edhe platforma, e cila bën mirëmbajtjen e ndriçimit publik të qytetit, duke e zbritur viktimën nga shtylla elektrike.
Të gjitha këto janë të incizuara nga policia, me rastin e aksidentit, dhe se hetimet janë duke u kryer nga organet kompetente.
Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, ka njoftuar se raste të tilla janë evidentuar edhe më herët, kur qytetarët rikyçen, pasi punëtorët e KEK-ut i shkyçin ata, për shkak të borxheve “Kjo nuk është hera e parë që platforma për mirëmbajtjen e ndriçimit publik të Prizrenit bën veprime të tilla. Të njëjtën gjë, më herët, Distrikti i KEK-ut në Prizren e kishte kapur duke bërë rikyçje ilegale dhe e kishte paraqitur në polici. Në mënyrë që rastet e tilla tragjike të mos ndodhin në të ardhmen dhe të respektohet plotësisht ligji, KEK-u apelon fuqishëm tek të gjithë konsumatorët, që të mos të bëjnë rikyçje ilegale, pas shkyçjeve nga ana e korporatës, por t’i kryejnë obligimet dhe rikyçjen e bën vetë KEK-u. Korporata ndjenë keqardhje për humbjen e jetës së qytetarit në fjalë dhe ngushëllon familjen e të ndjerit”, ka thënë Buzhala.
Për këtë aksident, të martën ka raportuar edhe policia rajonale në Prizren, e cila ka thënë se hetimet e para kanë dëshmuar se i ndjeri ishte thirrur me telefon, për të bërë rikyçjen e konsumatorëve në fjalë, dhe se hetimet për këtë rast do të vazhdojnë.
Share