• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Vdes, derisa kyçte ilegalisht rrymën! |
![]() I ndjeri, në momentin e aksidentit kishte shkuar të bëjë rikyçjen e energjisë elektrike, në mënyrë ilegale, tek konsumatorët, Fikrije Imeri (2417 € borxh) dhe Ahmet Brahimaj (2662 € borxh), të cilët KEK-u i kishte shkyçur nga rrjeti elektrik më herët.
Ai ishte ngjitur me kambaleca në shtyllë, ndërsa për pak minuta është parë edhe platforma, e cila bën mirëmbajtjen e ndriçimit publik të qytetit, duke e zbritur viktimën nga shtylla elektrike.
Të gjitha këto janë të incizuara nga policia, me rastin e aksidentit, dhe se hetimet janë duke u kryer nga organet kompetente.
Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, ka njoftuar se raste të tilla janë evidentuar edhe më herët, kur qytetarët rikyçen, pasi punëtorët e KEK-ut i shkyçin ata, për shkak të borxheve “Kjo nuk është hera e parë që platforma për mirëmbajtjen e ndriçimit publik të Prizrenit bën veprime të tilla. Të njëjtën gjë, më herët, Distrikti i KEK-ut në Prizren e kishte kapur duke bërë rikyçje ilegale dhe e kishte paraqitur në polici. Në mënyrë që rastet e tilla tragjike të mos ndodhin në të ardhmen dhe të respektohet plotësisht ligji, KEK-u apelon fuqishëm tek të gjithë konsumatorët, që të mos të bëjnë rikyçje ilegale, pas shkyçjeve nga ana e korporatës, por t’i kryejnë obligimet dhe rikyçjen e bën vetë KEK-u. Korporata ndjenë keqardhje për humbjen e jetës së qytetarit në fjalë dhe ngushëllon familjen e të ndjerit”, ka thënë Buzhala.
Për këtë aksident, të martën ka raportuar edhe policia rajonale në Prizren, e cila ka thënë se hetimet e para kanë dëshmuar se i ndjeri ishte thirrur me telefon, për të bërë rikyçjen e konsumatorëve në fjalë, dhe se hetimet për këtë rast do të vazhdojnë.
|