• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kosova nuk u nda për pikë qejfi nga Serbia!
e Martë, 11 Maj 2010 22:42
jelena_miliqBeograd - Zbulimi i varrezës masive në Rashkë të Serbisë, hedh dritë të re mbi të gjitha ato që kanë ndodhur në Kosovë, në vitet 1998 - 1999, thotë Jelena Miliq, drejtoreshë e Qendrës për Studime Euroatlantike në Beograd. “Tani, edhe opinioni i gjerë, mund të njihet me një pjesë të vogël të asaj çfarë ka ndodhur në Kosovë. Ndërsa, për ata që më gjatë i ndjekin zhvillimet, kjo është edhe një dëshmi se komuniteti ndërkombëtar, në vitin 1999 ishte para dilemës së madhe, se si të reagojë ndaj shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut dhe të civilëve shqiptarë në Kosovë”, thotë Jelena Miliq, duke shtuar se opinioni serb duhet të njihet me atë që ka ndodhur realisht në Kosovë. "Për opinionin serb, është e domosdoshme që ta kuptojë, se ne nuk jemi bombarduar, as që Kosova nga ne është shkëputur për pikë qejfi. Por, kësaj i parapriu shkelja serioze e të drejtave të njeriut, si dhe përdorimi, tej mase, i forcës nga ana e ushtrisë dhe policisë serbe", tha Miliq.
Sipas saj, në këtë moment është vështirë të thuhet, nëse bëhet fjalë për koincidencë. “Tajmingu i zbulimit të kësaj varreze masive, mund të ndërlidhet edhe me procesin që Serbia e nisi para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për vlerësimin e ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, thotë Miliq, duke e konsideruar këtë zbulim të varrezës masive, si një gjë e mirë edhe për vetëdijesimin e opinionit serb. "Mendoj se ky është një gjest i mirë, që opinioni ynë, ngadalë të përgatitet se ky deklarim i gjykatës, mbase nuk do të jetë aq pozitiv, siç fitohet përshtypja se vendimi do të bëhet në bazë të deklaratave energjike të ministrit tonë të punëve të jashtme, Vuk Jeremiq", ka thënë Miliq, duke shpresuar se zbulimi i kësaj varreze masive, mund të nisë bisedime të mëtejshme të Beogradit dhe Prishtinës, për zbulimin e fatit të të gjithë personave të zhdukur në Kosovë.
Share