• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Mërkurë, 12 Maj 2010 08:41

Dragash
- Sot, me fillim në orën 11:30, në Shtëpinë e Kulturës në Dragash, bëhet hapja zyrtare e ekspozitës së punëdoreve, vepra këto të grave nga komuna e Dragashit.
Sipas koordinatores së projektit “Gratë e Dragashit ruajnë Kulturën dhe Traditën vendore”, Lindita Piraj, kjo ekspozitë e përmbyll projektin, i cili është implementuar nga Zyra për Barazi gjinore dhe Bordi Inicues i Grave në Dragash, me donacion nga UNDP-ja. Ajo u ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve, me theks të veçantë femrave, që të marrin pjesë në këtë ekspozitë, e cila do të mbetet e hapur deri të premten.
Prizren - Korporata Energjetike e Kosovës njoftoi dje se, një ditë më parë, qytetari 32 vjeçar, Azem Buzhala, ka humbur jetën tragjikisht, pasi kishte rënë në kontakt me energjinë elektrike, teksa ishte ngjitur në shtyllën e tensionit 0.4 kilovolt, në lagjen Ortakoll të Prizrenit.
I ndjeri, në momentin e aksidentit kishte shkuar të bëjë rikyçjen e energjisë elektrike, në mënyrë ilegale, tek disa konsumatorë borxhlinj, të cilët KEK-u i kishte shkyçur nga rrjeti elektrik më herët. Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, ka njoftuar se raste të tilla janë evidentuar edhe më herët, kur qytetarët rikyçen, pasi punëtorët e KEK-ut i shkyçin ata, për shkak të borxheve.
Prizren - Zyrtarët komunalë për turizëm në Prizren, njoftuan se Plani zhvillimor komunal do të shërbej, si pikënisje për hartimin e projekteve të para të Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit ekonomik.
Shend Kabashi, drejtor për Turizëm dhe Zhvillim ekonomik në Prizren, thotë se në rrugën drejt vënies së themeleve dhe realizimit të projekteve të para në këtë fushë, si partnerë llogariten qytetarët dhe mediat.
Prishtinë - Liderë fetarë islam të vendeve të Ballkanit, në ditën e dytë të qëndrimit në vendin tonë, sot marrin pjesë në Konferencën e bashkësive islamike të vendeve të Ballkanit, nikoqire e të cilës është Bashkësia Islame e Kosovës.
Në këtë konferencë, liderët fetarë islam do të bisedojnë për disa tema, si për bashkëpunimin mes bashkësive fetareve, rolin e fesë në rrethanat aktuale në rajon, bashkëpunimin me bashkësitë tjera fetare, rolin e fesë në edukimin dhe fisnikërimin e popullatës, si dhe rolin e bashkësive fetare në shoqëritë postkonfiktuoze.
Prishtinë - Në kuadër të një vizite në shtetet e Ballkanit, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Philip Gordon, sot qëndron në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në vendin tonë, Gordon do të takohet me krerët më të lartë të shtetit dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Në Beograd një ditë më parë, Gordon, thuhet se ka kërkuar hapa praktik të Serbisë në bashkëpunimin me Kosovën. Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm afrimin e rajonit të Ballkanit me Bashkimin Evropian dhe ka shtuar se ky është një nga qëllimet kryesore të vizitave të tij në Beograd, Prishtinë dhe Shkup.
Beograd - Zbulimi i varrezës masive në Rashkë të Serbisë, hedh dritë të re mbi të gjitha ato që kanë ndodhur në Kosovë, në vitet 1998 - 1999, ka thënë Jelena Miliq, drejtoreshë e Qendrës për Studime Euroatlantike në Beograd. "Për opinionin serb, është e domosdoshme që ta kuptojë, se ne nuk jemi bombarduar, as që Kosova nga ne është shkëputur për pikë qejfi. Por, kësaj i parapriu shkelja serioze e të drejtave të njeriut, si dhe përdorimi, tej mase, i forcës nga ana e ushtrisë dhe policisë serbe", ka thënë Miliq.
Share