• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Policia bastis shtëpinë e Xhemshit Krasniqit!
e Mërkurë, 12 Maj 2010 17:50
eulexPrizren - Policia e EULEX-it, të mërkurën në Prizren ka bastisur shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së, Xhemshit Krasniqi, i cili nga prokuroria speciale e Kosovës konsiderohet si i dyshuar për kryerjen e krimeve kundër popullatës civile, gjatë vitit 1999, në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Forca të mëdha policore kanë bllokuar rreth mesditës qarkullimin drejt shtëpisë së Krasniqit dhe kanë kryer bastisjen, në bazë të vendimit të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë dhe kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila ka vlerësuar se në këtë mënyrë, mund ta arrestoj të dyshuarin dhe të zbuloj prova materiale për procedurën penale kundër tij.
Sipas familjarëve të Xhemshit Krasniqit, i cili është edhe delegat në Kuvendin Komunal të Prizrenit, policia e misionit të BE-së ka shprehur interesim për të, dhe se kanë konfiskuar disa pajisje dhe uniforma të tij. "Kanë ardhur në mënyrë brutale, kur në shtëpi kanë qenë gratë dhe fëmijët. Interesoheshin për vëllanë, i cili nuk është në shtëpi, por që do të kthehet shumë shpejt, sepse e ndien veten të pastër. Ai ka qenë luftëtar i sinqertë dhe ka luftuar me pushkë kundër ushtarëve serbë dhe jo civilëve", ka thënë Rrustem Krasniqi, vëllai i Xhemshitit.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i OVL të UÇK-së në Prizren, ku është kundërshtuar kjo bastisje e bashkëluftëtarit të tyre.
Në një komunikatë për media, të cilën e ka lëshuar kryesia e veteranëve, pas mbledhjes së jashtëzakonshme, në lidhje me këtë rast, thuhet se bastisja e shtëpisë së Xhemshit Krasniqit, ua ka bërë me dije të gjithë luftëtarëve të UÇK-së, se lufta e pastër çlirimtare, po konsiderohet krim dhe e pavlerë. “Duke pasur parasysh se, deri më tani, asnjë gjë pozitive nuk erdhi nga ky mision, por vetëm u përkujdes që Kosovën dhe zhvillimin e saj ta lë prapa, ne do të detyrohemi në shqyrtimin e ndërrimit të formës së reagimit. E përkujtojmë edhe njëherë, që detyrat që i kishte ky mision, e sidomos në luftimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar, që bëhet në pikë të ditës, në komunat veriore të Kosovës, nuk janë realizuar. Ky mision, e ka lënë të uzurpuar 18% të territorit sovran të Republikës së Kosovës, nga struktura ilegale që udhëhiqen nga Beogradi, duke mos ndërmarrë asgjë, por edhe duke penguar që me këtë punë të merren organet vendore. Ky mision, i lë të lirë kriminelët që morën pjesë në terrorin dhe gjenocidin e organizuar në Kosovë nga shteti serb, i lë të lirë personat që haptazi shprehen se kanë marrë pjesë në vrasje të komandantëve të UÇK-së e që fshihen nën petkun e deputetit, e për tu mbushur kupa, krimi i organizuar dhe kontrabanda bëhet edhe nga vet pjesëtarët e EULEX-it, siç ishte rasti me policët rumunë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e veteranëve të Prizrenit.
Në komunikatë është kundërshtuar edhe mënyra e bastisjes, e cila konsiderohet si brutale. “Sot ishte bastisje e rendë, duke i frikuar qytetarët e lagjes ‘Xhevat Berisha’,duke demoluar pothuajse gjithë orenditë nëpër shtëpi, e që na përkujton të kaluarën e para luftës, kur bastiseshin shtëpitë, me pretekstin e gjetjeve të armëve. Ndërsa sot, përsëritet po i njëjti skenar, vetëm me emrin EULEX, i cili bastis shtëpitë e veteraneve të lirisë, duke u thirrur në krimet e luftës. Por, ky mision është duke gabuar adresën, se kriminelet gjenden ne Serbi. Ne i themi STOP EULEX, sepse ne jemi në gjendje që t’i mbrojmë vlerat tona me çdo çmim që e kërkon koha. Kërkojmë që bastisje dhe arrestime të tilla, të ndërpriten menjëherë, sikurse që kërkojmë të ndërpritet ky represion që po bëhet ndaj veteranëve të luftës së UÇK-së”, thuhet në fund të komunikatës së OVL të UÇK-së në Prizren, e nënshkruar nga kryetari i saj, Naser Berisha, duke paralajmëruar se, në ditët në vijim, ata do t’i shqyrtojnë masat, që, siç janë shprehur, këtyre ofendimeve në formë spektaklesh, t’i përgjigjen shumë më ashpër.
Share