• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nisi asfaltimi i rrugës së fshatit Rrenc
e Enjte, 13 Maj 2010 22:13
asfalti_rrencRrenc - Të enjten ka nisur asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Rrenc me aksin rrugor Dragash -Prizren. Zyrtarët komunalë të Dragashit premtuan se shumë shpejtë do të përfundojë asfaltimi i të gjitha rrugëve lokale, duke rrumbullakuar kështu projektin për lidhjen e të gjitha fshatrave të kësaj komune me botën, përmes rrugëve të asfaltuara. Drejtori komunal i Administratës dhe Personelit, Avni Nebiu, tha se asfaltimi i kësaj rruge, me gjatësi rreth 2.5 kilometrash, po bëhet me mjetet financiare, të cilat i ka ndarë Ministria e Transportit, ndërsa punimet po kryhen me mjaftë cilësi. “Komuna është përcaktuar që vazhdimisht të investojë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore nëpër të gjitha fshatrat, si në trevën e Opojës ashtu edhe në atë të Gorës. Vitin e kaluar kemi asfaltuar rrugët e fshatrave Radeshë, Zgatar, Zlipotok, Kërstec dhe Vraniç, ndërsa këtë vit, me mjetet nga buxheti vetjak i Komunës dhe me mbështetjen e Ministrisë së Transportit, do t’i ndërtojmë rrugët e fshatrave Shajne, Xërxe, Mlikë, Zym dhe të disa fshatrave të tjera”, ka thënë Nebiu.
Share