• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Premte, 14 Maj 2010 09:16

Rrenc
- Dje ka nisur asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Rrenc me aksin rrugor Dragash -Prizren. Zyrtarët komunalë të Dragashit premtuan se shumë shpejtë do të përfundojë asfaltimi i të gjitha rrugëve lokale, duke rrumbullakuar kështu projektin për lidhjen e të gjitha fshatrave të kësaj komune me botën, përmes rrugëve të asfaltuara.
Drejtori komunal i Administratës dhe Personelit, Avni Nebiu, tha se asfaltimi i kësaj rruge, me gjatësi rreth 2.5 kilometra, po bëhet me mjetet financiare, të cilat i ka ndarë Ministria e Transportit, ndërsa punimet po kryhen me mjaftë cilësi.
Dragash - Në përfundim të projektit që ka mbështetur UNDP-ja, e që e ka implementuar Zyra për Barazi Gjinore në Dragash dhe Bordi Inicues i Grave të Dragashit, pas tri ditësh, sot në ambientet e Shtëpisë së Kulturës në Dragash, gratë nga dy komunitetet e kësaj komune përmbyllin ekspozitën e punëdoreve artizanale. Lindita Piraj, koordinatore e projektit “Gratë e Dragashit ruajnë Kulturën dhe Traditën vendore”, ka shprehur mirënjohje për punën që kanë bërë gratë e Opojës dhe Gorës, rreth përgatitjes së punimeve artizanale. “Projekti është realizuar me mjaft sukses, ngase, pos përfshirjes së drejtpërdrejt e më tepër se 300 femrave, ka pasur edhe efekt anësor tek shumë femra të tjera, tek të cilat është shtuar optimizmi, se me angazhimin e tyre, pos që kontribuojnë në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore, i japin edhe një kontribut material familjeve të tyre”, ka thënë Piraj.
Graçanicë - Punëtorët e Telekomit të Serbisë, të cilët të mërkurën i ka arrestuar përkohësisht Policia e Kosovës, derisa ishin duke punuar në sanimin e kabllove të prerë në transmetuesin e telefonisë mobile serbe, janë gjobitur materialisht, ka deklaruar komandanti i stacionit policor në Graçanicë, Bratisllav Gërbiq. Ai i ka qartësuar se pesë punëtorët e Telekomit serb, si gjobë kanë paguar nga 502 euro. Pas marrjes treorëshe në pyetje, një punëtorë nga Graçanica dhe katër të tjerë nga Beogradi, janë liruar, por me obligim që të paraqiten në polici. Ata e kanë bërë këtë dhe kanë paguar gjobën e shqiptuar, ka njoftuar Gërbiq.
Prishtinë - Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe njëherësh përfaqësues i posaçëm i BE-së, Pieter Feith, ka thënë se hetimi për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë të Kosovës, do të vazhdojë edhe më tej dhe pa ndërhyrjen e politikës.
“Për hetimin në fjalë, EULEX-i ka vepruar mbi bazën e mandatit që është miratuar nga BE-ja dhe Qeveria e Kosovës. Ky mandat synon mbrojtjen e institucioneve të Kosovës, nëpërmjet ndihmës, mbikëqyrjes dhe këshillimit të institucioneve të drejtësisë në Kosovë”, ka thënë Feith.
Tiranë - Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Peter Feith, vlerësoi dje se përparimi i madh i Shqipërisë, integrimi në NATO dhe rrugëtimi drejtë Evropës së bashkuar, duhet të shërbejnë si model edhe për Kosovën. Ai i bëri këto deklarata në Tiranë, pas një takimi që zhvilloi me Presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi.
Zyra për shtyp e Presidentit të Shqipërisë njofton se kreu i shtetit i sqaroi mysafirit vullnetin e plotë dhe angazhimin serioz të shtetit shqiptar, për të përmbushur me sukses të gjitha detyrimet, që burojnë nga aspirata dhe përpjekjet për realizimin e ëndrrës së të gjithë shqiptarëve, për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.
Share