• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Hotel “Sharri”, pronë private!
e Diel, 16 Maj 2010 14:54
hotel_sharriDragash - Dikur “zambak” i qytezës, e më pas i shndërruar në pavijon ushtarak, hoteli i vetëm në Dragash, është shitur për 465 mijë e 100 euro, në valën e 43-të të privatizimit në Kosovë. Fituesi i ofertës u shpall industria e mishit “Meka”, në Plavë të Dragashit, e cila kishte ofruar çmimin më të lartë nga ofertuesit tjerë.
Shitja e këtij hoteli u bë disa muaj, pasi ushtarët e batalionit turk të KFOR-it, të cilët u stacionuan në këtë objekt, që nga hyrja e NATO-s në Kosovë, u larguan, pas disa kritikave të opozitarëve, gjatë fushatës së fundit parazgjedhore për pushtetin lokal. Më herët, drejtuesit e ndërmarrjes “Koritniku”, të cilët dikur e menaxhonin këtë hotel, patën deklaruar se ai duhet të shitet sa më parë. “Dëshira dhe nevoja jonë është që ky objekt të lirohet një ditë e më parë dhe punëtorët të kthehen në vendet e tyre të punës”, pati deklaruar, qysh në vitin 2005, Agim Beshiri, drejtor i kësaj ndërmarrje.
Por, ish kryeshefi i ekzekutivit lokal në atë kohë, Bexhet Xheladini, nuk e kishte në agjendë të merrej me këtë objekt, sepse tek batalioni turk shihte një partner të fuqishëm në përmirësimin e infrastrukturës lokale. “Ne, nuk na pengojnë ushtarët turq në këtë objekt... Përkundrazi, ne kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me ta, sepse shumë kanë kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës së komunës dhe në ndihma të tjera”, pati thënë Xheladini në atë kohë.
Pas shitjes së hotelit, në një prononcim për radion tonë, Agim Beshiri shprehet i lumtur që më në fund u realizua synimi i ndërmarrjes që ai drejton. “Shumë vonë, por është bërë mirë që u shit me sukses. Tani shpresojmë se blerësi do ta kthej sa më parë objektin në gjendjen e mëparshme, kur konsiderohej si zambaku i qytezës”, tha Beshiri për Radio Sharrin.
Zyrtari komunal për Bujqësi, Turizëm dhe Zhvillim rural, Flamur Sylejmani, shitjen e hotelit e sheh si hap të madh drejtë ringjalljes së turizmit në vetë qytezën e Dragashit. “Është veprim që duhet t’i gëzohet çdonjëri, sepse ky objekt ishte bërthama e turizmit në Dragash. Shpresojmë se shumë shpejtë hoteli do të riaktivizohet që, në këtë sezonë, të jetë i gatshëm për pritjen e mysafirëve të parë”, tha Sylejmani.
Menjëherë pas luftës, ushtarët turq që janë stacionuar në këtë komunë, patën gjetur komoditet në këtë hotel, ku më pas merren vesh me ndërmarrjen “Koritniku” për punësimin e 20 punëtorëve në të. “Punëtorët kishin filluar të ndiheshin të revoltuar, për faktin se ushtarët turq nuk i përmbushën, as në minimum, kërkesat e ndërmarrjes. Ne ishim marrë vesh që në hotel, për një kohë të qëndrojnë ushtarët turq dhe të punësojnë një numër punëtorësh që punonin dikur aty. Por, vetëm dy punëtorë pëtën zënë vend në këtë marrëveshje, ndërkohë që 20 të tjerë mbetën të shpresonin se do t’iu lirohej vendi i punës”, thotë Beshiri, duke shtuar se vazhdimisht ishte ankuar tek strukturat komunale dhe në selinë e Brigadës Jug-perëndim të KFOR-it. Për më tepër, shton Beshiri, ndërmarrjes iu patën bllokuar edhe disa lokaleve tjera afariste, bashkë me sallonin më të madh të mobileve që kishin dikur, si dhe një hapësirë e madhe tokësore që shfrytëzohej nga kjo ndërmarrje.
Edhe qytetarët shpreheshin se, kohët e fundit, pas arritjes së paqes së qëndrueshme në këtë komunë, gjithnjë e më tepër ju pengonte kjo bazë ushtarake, në qendër të qytezës. Ata numëronin një varg pengesash që iu sillte kjo bazë, si zhurma e tankeve dhe makinave të tjera, stërvitjet ushtarake në mëngjeset e hershme, rrethoja me xhumba, si dhe mungesa e bukurisë së dikurshme që kishte ky objekt me oborrin e tij.
Sidoqoftë, qytetarët nuk hezitonin të përmendnin edhe simpatinë dhe falënderimet ndaj ushtarëve të KFOR-it, për sigurinë që ndienin “në krahë të tyre”.
I kontaktuar nga Radio Sharri, njëri nga bashkëpronarët e ndërmarrjes “Meka”, Ilir Piraj, ka premtuar se ky hotel do të mbetet si i tillë dhe se punimet për renovimin e objektit do të fillojnë shumë shpejtë. “Natyrisht... Nuk do t’ia ndërrojmë destinacionin. E kemi blerë si hotel dhe si të tillë do ta kthejmë në funksion, sepse qyteza jonë ka nevojë për të. Zaten, aq shumë ka nevojë, sa që ndërmarrja jonë shumë shpejtë do të nis punimet për renovimin e tij, sepse ka shumë punë për të bërë. Aktualisht, objekti është në gjendje të mjerueshme dhe kërkon shumë investime, por shpresojmë se do t’ia dalim mbanë, në mënyrë që secili të mburret me të”, tha Piraj.
Share