• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shkollat në Kuk dhe Blaç shënuan ditën e vet
e Hënë, 17 Maj 2010 21:41
samidin_eminiKuk – Blaç - Në shënim të njëvjetorit të riemërtimit dhe 16 vjetorit të pavarësimit, shkolla fillore në fshatin Kuk të Opojës, të hënën ka zbuluar bustin e dëshmorit të lirisë nga ky fshat, Samidin Emini, emrin e të cilit tashmë e mban kjo shkollë.
Në prani të familjarëve të dëshmorit, nxënësve, arsimtarëve dhe mysafirëve të shumtë, drejtori i kësaj shkolle, Aledin Sylejmani, ka shpalosur historikun e fillimit të kësaj vatre mësimore dhe ka njoftuar për punën aktuale, të cilën e vlerësoi të suksesshme. Ai ka evokuar edhe disa çaste nga jeta dhe vepra dëshmorit Samidin Emini. “Në këtë fshat, për herë të parë hapet shkolla fillore në gjuhën serbe, para Luftës së Dytë Botërore. Gjatë asaj lufte, ajo është mbyllur, ndërkaq është rihapur në vitin 1945, si shkollë e ciklit të ultë, ndërkaq është pavarësuar në vitin 1994”, ka sqaruar Sylejmani, duke nënvizuar se, që nga bankat e kësaj shkolle, Samidini ka dëshmuar se ka një shpirt të paepur dhe revolucionar.
“Që nga fillimi i luftës së UÇK-së, ai është rreshtuar në radhët e saj dhe, si luftëtar i Brigadës 125, ia kthen pushkën armikut të egër shekullor, duke luftuar deri në çastet e fundit, kur edhe bie heroikisht në Betejën e Vërrinit”, ka theksuar Sylejmani, pa harruar t’i falënderojë banorët e fshatit Kuk, për kontributin e tyre që kanë dhënë rreth ngritjes së bustit të këtij dëshmori.
Tubimin e kanë përshëndetur edhe kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, drejtori komunal i Arsimit, Hajri Ramadani, veprimtari i njohur nga ky fshat, Bedri Halimi, ndërsa në emër të organizatave të dala nga lufta, të pranishmit i përshëndeti Xhavit Jashari.
Pas zbulimit të bustit, nxënësit e kësaj shkolle kanë shfaqur një program të larmishëm kulturo artistik.
 
Edhe shkolla “Hilmi Bahtiari” në Blaç shënoi ditën e vet
 
Në shkollën e fshatit Blaç u shfaq një manifestim i madh kulturo-artistik, me të cilin u shënua data e rënies heroike të dëshmorit, Hilmi Bahtiari, emrin e të cilit së voni e mban kjo shkollë dhe datën që kjo vatër mësimore e ka përcaktuar si Ditë të Shkollës.
Në këtë manifestim morën pjesë edhe strukturat komunale të Dragashit, me në krye Salim Jenuzin, kryetar komune.
Pas një fjalimi që mbajti drejtori i shkollës, Naser Meleqi, i cili shpalosi historikun e shkollës, si dhe foli për veprën e dëshmorit të rënë në luftën e fundit në Kosovë, Hilmi Bahtiarit, manifestimin e përshëndetën krerët komunalë dhe të pranishëm të tjerë.
Nxënësit e kësaj shkolle shfaqen program të pasur kulturo-artistikë, të përgatitur enkas për këtë datë. Në fund u shtrua një koktej rasti, me specialitete tradicionale shtëpiake, të cilat ishin simbol i përkushtimit për ruajtjen e traditave vendore.
Share