• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Martë, 18 Maj 2010 13:30

Dragash
– Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, transmetimet tona janë ndërprerë më shumë se 4 orë gjatë paradites së sotme.
Të kontaktuar për sqarime, përgjegjësit e distribuimit në Dragash, kanë thënë se nuk bëhej fjalë për ndonjë avari, por vetëm për një intervenim të zakonshëm në rrjet, të cilin e kishte ndërmarrë pa paralajmërim sektori i distribuimit të KEK-ut në Dragash. “Nuk bëhet fjalë për avari, por vetëm për një intervenim, në ndërrimin e një shtylle elektrike”, ka thënë menaxheri i distribuimit në Dragash, Selami Domuzeti, duke iu kërkuar ndjesë konsumatorëve, të cilët nuk ishin paralajmëruar për këtë aksion të tyre.
Kuk - Në shënim të njëvjetorit të riemërtimit dhe 16 vjetorit të pavarësimit, shkolla fillore në fshatin Kuk, dje ka zbuluar bustin e dëshmorit të lirisë nga ky fshat, Samidin Emini, emrin e të cilit tashmë e mban kjo shkollë.
Në prani të familjarëve të dëshmorit, nxënësve, arsimtarëve dhe mysafirëve të shumtë, drejtori i kësaj shkolle, Aledin Sylejmani, ka shpalosur historikun e fillimit të kësaj vatre mësimore dhe ka njoftuar për punën aktuale, të cilën e vlerësoi të suksesshme. Sylejmani ka evokuar edhe disa çaste, nga jeta dhe vepra e dëshmorit, Samidin Emini.
Blaç - Në shkollën e fshatit Blaç, dje u shfaq një manifestim i madh kulturo-artistik, me të cilin u shënua data e rënies heroike të dëshmorit, Hilmi Bahtiari, emrin e të cilit së voni e mban kjo shkollë, si dhe datën që kjo vatër mësimore e ka përcaktuar si Ditë të Shkollës.
Në këtë manifestim morën pjesë edhe strukturat komunale të Dragashit, me në krye Salim Jenuzin, kryetar komune.
Pas një fjalimi që mbajti drejtori i shkollës, Naser Meleqi, i cili shpalosi historikun e shkollës, si dhe për veprën e dëshmorit të rënë në luftën e fundit në Kosovë, Hilmi Bahtiarit, manifestimin e përshëndetën krerët komunalë dhe të pranishëm të tjerë.
Dragash - Hoteli i vetëm në Dragash, i cili u shit për 465 mijë e 100 euro, në valën e 43-të të privatizimit në Kosovë, shumë shpejtë do të rinovohet, për t’iu kthyer qytezës me pamjen e tij të dikurshme.
Blerësi i hotelit, industria e mishit “Meka”, ka premtuar se nuk do të humbas kohë dhe se shumë shpejtë do të nis punimet për meremetimin e tij. Njëri nga bashkëpronarët e ndërmarrjes “Meka”, Ilir Piraj, ka premtuar se ky hotel do të mbetet si i tillë dhe se punimet për renovimin e objektit, do të fillojnë shumë shpejtë. “Nuk do t’ia ndërrojmë destinacionin. E kemi blerë si hotel dhe si të tillë do ta kthejmë në funksion, sepse qyteza jonë ka nevojë për të”, ka thënë Piraj.
Prizren - E indinjuar me bastisjen në shtëpinë e veteranit të luftës dhe delegatit në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Xhemshit Krasniqit, të cilën e kreu policia e EULEX-it, dega e OVL të UÇK-së ka paralajmëruar një protestë gjithëpopullore.
Kryetari, Naser Berisha, ka thënë se protesta do të mbahet nesër në qendër të qytetit të Prizrenit, në “Shatërvan”.
“Përmes kësaj proteste, veteranët e luftës së UÇK-së do ta ngrejë zërin, në mënyrë paqësore, kundër bastisjes së shtëpisë së veteranit të luftës dhe anëtarit të kryesisë së OVL të UÇK-së, Xhemshit Krasniqit, si dhe sjelljeve brutale të policisë së EULEX-it, gjatë kësaj bastisje”, ka thënë Berisha.
Kuala Lumpur - Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, po merr pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Islamik Botëror, në kryeqytetin Kuala Lumpur të Malajzisë, në të cilin forum po marrin pjesë edhe liderë dhe përfaqësues të tjerë nga 62 vende të botës. Sejdiu sot u takua me kreun e këtij forumi, Tun Musa Hitam, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit të Kosovës me vendet anëtare të forumit.
Presidenti Sejdiu do të ketë një adresim të veçantë në hapjen solemne të këtij forumi, si dhe do të takohet me presidentë dhe udhëheqës të tjerë të vendeve pjesëmarrëse, ndërkohë që nesër ai  do të ketë një takim të veçantë me kryeministrin e Malajzisë.
Nju Jork - Kosova nuk do të pranoj negociata të reja për status, tha ministri i jashtëm, Skënder Hyseni, në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai theksoi se nuk do të ketë as biseda për ndarjen e Kosovës, dhe se kjo nuk do të ndodhë kurrë.
Këto qëndrime të ministrit Hyseni i ka mbështetur zëvendës ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Brooke Anderson, duke thënë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se ndarja nuk është e pranueshme. Ajo vlerësoi se statusi i Kosovës dhe kufijtë tashmë janë zgjidhur.
Nju Jork - Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, theksoi se qeveria e Serbisë kurrë nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës.
Sipas tij, vendimi i ardhshëm i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, do të krijoj një mundësi të paprecedente për kompromis ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.
Këto komente, Jeremiq i bëri në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.
Nju Jork - Shefi i misionit të OKB-së në vendin tonë, Lamberto Zanier, në këtë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mbrëmë deklaroi se situata e përgjithshme në Kosovë është edhe më tej stabile, por mbetet potencialisht e ndjeshme. Sipas tij, me ndihmën e UNMIK-ut, Beogradi dhe Prishtina vazhdojnë të kenë kontakte, lidhur me personat e pagjetur dhe çështjet fetare.
Zanier tha se UNMIK-u edhe më tutje luan rol neutral ndaj statusit të Kosovës dhe se mban kontakte me Serbinë dhe Kosovën.
Share