• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Mërkurë, 19 Maj 2010 16:17

Dragash
- Këshilli i Pajtimit të gjaqeve, plagëve dhe ngatërresave nga komuna e Dragashit, do të organizojë një manifestim, për ta shënuar 20 vjetorin e themelimit të këtij këshilli.
Sipas organizatorëve, manifestimi do të mbahet të shtunën më 22 maj, në shtëpinë e kulturës në fshatin Bresanë, me fillim në orën 11:00. Manifestimi mbahet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi.
Prizren - Dega e OVL të UÇK-së në Prizren, sot organizon një protestë gjithëpopullore në sheshin “Shatërvan”, për të kundërshtuar bastisjen e shtëpisë së veteranit të luftës dhe delegatit në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Xhemshit Krasniqit, të cilën e kreu policia e EULEX-it.
Kryetari, Naser Berisha, ka thënë se përmes kësaj proteste, veteranët e luftës së UÇK-së do ta ngrenë zërin, kundër bastisjes së shtëpisë së veteranit të luftës dhe anëtarit të kryesisë së OVL të UÇK-së, Xhemshit Krasniqit, si dhe sjelljeve, siç i quajti ai, brutale, të policisë së EULEX-it, gjatë kësaj bastisje.
Mitrovicë - KFOR-i reagoi sot ndaj incidentit, i cili ka ndodhur pasditen e djeshme në Zubin Potok, ku persona ende të panjohur kanë lënë një letër, të përcjellë nga një e shtënë e izoluar, në zyrat që përdoren nga Njësitet monitoruese ndërlidhëse të KFOR-it.
Letra i është drejtuar kontingjentit danez të KFOR-it, për shkak, siç thuhet, të mbështetjes dhe përkrahjes së dhënë shqiptarëve dhe institucioneve të Kosovës.
Policia e Kosovës ka pohuar se një letër kërcënuese, drejtuar trupave daneze të KFOR-it, është gjetur në këtë vend dhe se po vazhdojnë hetimet për zbulimin e autorit të saj.
Beograd - Prokurorët e krimeve të luftës në Serbi, i kanë filluar procedurat ligjore për zhvarrosjen e trupave të pajetë, nga varreza masive, ku besohet të jenë trupat e 250 shqiptarëve nga Kosova.
Zyra e prokurorisë tha se i ka kërkuar gjykatës për krime të luftës, të nisë hetimet për këtë varrezë, e cila u zbulua në brendi të Serbisë, afër kufirit me Kosovën.
Prokurorët serbë thanë se zhvarrosja duhet të mbikëqyret nga zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe Kosovës, por nuk është dhënë një datë e saktë për fillimin e këtij procesi.
Kuala-Lampur - Preisdenti, Fatmir Sejdiu, ka mbajtur sot një fjalim në Forumin Islamik Ekonomik Botëror, në Kuala-Lumpur të Malajzisë, ku është takuar edhe me liderë të ndryshëm, që po marrin pjesë në këtë konferencë, njoftoi zyra e presidencës së Kosovës.
Në takimin me presidentin e Maldiveve, Sejdiu i ka shprehur atij falënderim për njohjen e Kosovës nga ky vend. Ndërkaq, në një takim që ka patur me Sovranin e Brunejit, presideni Sejdiu i ka kërkuar atij që sa më parë ta marrin në konsideratë kërkesën për njohjen e shtetësisë së Kosovës.
Kuala-Lampur - Ne e kemi njohur Republikën e Kosovës dhe do të vazhdojmë mbështetjen tonë për vendin tuaj, ka thënë kryeministri i Malajzisë, gjatë një takimi me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Ai ka ripërsëritur zotimin se ky vend do të mbështesë përpjekjet e Kosovës për të siguruar njohje të reja, sidomos nga vendet e Azisë Juglindore.
Edhe në këtë takim, Sejdiu pohoi synimin e Kosovës për të qenë faktor i rëndësishëm i paqes, stabilitetit dhe i bashkëpunimit në rajon.
Bruksel - Komisioni Evropian i ka përcjellë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës ftesën e Presidencës spanjolle të BE-së, për pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, në Samitin e Sarajevës.
Në ftesë thuhet se, takimi do të mbahet nën formatin, me të cilin institucionet e Kosovës janë pajtuar, bëri të ditur zëdhënësja e MPJ-së, Albana Beqiri.
Ferizaj - Një bullgare, 39-vjeçare, ka përfunduar në pranga, nën dyshimin se po merrej me prostitucion. Gjykata për Kundërvajtje në Ferizaj, me procedurë të shpejtë, e ka dënuar dhe e ka dërguar në vuajtje të dënimit shtetasen bullgare, bëri të ditur zëdhënësi rajonal i policisë në Ferizaj, Agim Gashi, sipas të cilit, ajo, fillimisht, është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, ku edhe është intervistuar. Mëpastaj, në konsultim me prokurorin publik, është dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Ferizaj, ku edhe i është caktuar dënimi prej 30 ditë burg.
Pragë - Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian, pa e zgjidhur çështjen e marrëdhënieve me Kosovën, tha Jacques Rupnik, nga Instituti për Studime Politike në Paris, duke i komentuar deklaratat e ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Gordon, i cili ka thënë se nuk e sheh se si mund të hyjë Serbia në BE, pa i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.
"Philip Gordon ka të drejtë... Do të jetë e pamundur që Serbia të hyjë në Bashkimin Evropian dhe të mos e pranojë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim. Brukseli nuk do të lejojë përsëritjen e skenarit të Qipros", ka thënë Rupnik, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Prishtinë - Çështja e statusit të Kosovës është çështje e përfunduar, vëmendjen duhet fokusuar në çështjet tjera, shumë më të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së qytetarëve, ka thënë përfaqësuesi i Bashkimit Evropianë për veriun e Kosovës dhe ambasador i Italisë në Prishtinë, Michael Giffoni.
Në një intervistë për "Deutsche Welle", Ambasadori italian ka vlerësuar se situata në veri të Kosovës është stabile, nëse gjërat vështrohen nga këndi i status kuosë. Por, ai ka shtuar se nevojitet vëmendje në probleme të vërteta, për të cilat do të gjendej një zgjidhje pragmatike.
Hagë - Prokurorët e Tribunalit të Hagës thanë se Serbia i ka dërguar Tribunalit, ditarët e shkruar nga ish-komandanti ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiq, i cili është i akuzuar për krime të luftës. Mendohet se këto shënime do të përfshihen, si dëshmi në rastin kundër ish-liderit politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, ndaj të cilit aktualisht po zhvillohet procesi për akuza, se i ka orkestruar mizoritë e kryera nga serbët e Bosnjës, gjatë luftës.
Prej vitit 1995, Ratko Mladiq është në ikje, pas akuzave nga Tribunali për gjenocid dhe krime të luftës kundër njerëzimit.
Londër - Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, renditet në vendin e njëzetë, në listën e 20 udhëheqësve më të pasur të botës. Pasuria e tij, sipas të përditshmes britanike “Independent”,
llogaritet të jetë 10 milionë sterlina angleze.
Gazeta shkruan se Gjukanoviq është pasuruar në mënyrë misterioze, duke i hedhur gjithmonë poshtë akuzat për përfshirje në trafikun e cigareve.
Share