• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Metrat e parë të autostradës, ecin mirë!
e Enjte, 20 Maj 2010 14:07
autostrada_e_kosovesVërmicë - Ekskavatorët e kompanisë “Bechtel & Enka” po gërryejnë metrat e para të autorrugës që nisë nga Vërmica për në Prizren. Krahas gërmimeve, po ndërtohet edhe kampi për vendosjen e makinerisë, përbri të cilit do të jetë edhe punishtja për ndërtimin e platformave të urave dhe impiantet e asfaltit. Këta janë hapat e parë për ndërtimin e autorrugës, Vërmicë-Merdarë.
Nga rruga aktuale që të çon tek kufiri me Shqipërinë, disa kilometra më lart, në anën e djathtë, shihen ekskavatorë që gërryejnë shpatin. Poshtë tyre, ca të tjerë përgatisin terrenin për ngritjen e kampit. Aty është krijuar një kolonë njerëzish, të cilët presin të hyjnë në hotelin më të afër me kufirin, por që nuk futen dot në hotel, pa vëzhguar një çast punët që po bëhen lartë në shpatet e Vërmicës. Po në këtë hotel, përkohësisht janë vendosur menaxherët e konsorciumit amerikano-turk “Bechtel & Enka”, ndërsa një grup qytetarësh prisnin në radhë, për të firmosur kontratat e punësimit në këtë projekt.
Ela Ruçi, shefe e Departamentit për Marrëdhënie me Publikun, shpjegon se të gjitha këto lëvizje janë pjesë e dinamikës së punës për ndërtimin e kësaj autorruge. Ajo thotë se kompania ka filluar mbarë dhe se shpreson se kështu do të vazhdojë deri në fund.
Ruçi thotë se puna ka filluar në pronë shoqërore, aty ku kompania e ka pasur më të lehtë të merret vesh me Qeverinë për kontestet pronësore. Megjithatë, ajo nuk sheh ndonjë telash me pronat private. Përkundrazi, ajo është mahnitur me banorët, se sa mirë e kanë pritur fillimin e punimeve. Nëse gjithçka shkon në rregull, thotë Ruçi, 13 kilometrat e parë do të kryhen brenda afatit, megjithëse ajo nuk e përmend se kur është afati minimal. “Çdo punë e jonë bëhet në bazë të projekteve dhe afateve. Tani jemi në fazën fillestare të përgatitjes së terrenit dhe dizajnimit të projektit”, thotë Ruçi, duke shtuar se, tani për tani, dihet vetëm traseja se nga do t’i bjerë për dy segmentet e para, deri në Duhël, si dhe dimensionet e autorrugës, për të cilën inxhinierët janë duke përgatitur në detaje planin e urave dhe aspektet e tjera teknike. Ura e parë që do të ndërtohet, do të jetë pikërisht në vendin, ku simbolikisht krerët e shtetit, më 25 prill, patën dhënë dritën jeshile për fillimin e punimeve. Kjo urë do të kalojë mbi rrugën ekzistuese, duke e devijuar autostradën drejt fshatit Zhur.
Megjithatë, deri në fund të qershorit, “Bechtel & Enka” është fokusuar të bëjë sistemimin e makinerisë, punësimin e stafit të nevojshëm dhe të kryejë matjet gjeologjike. Deri atëherë, zyrtarët e kësaj kompanie besojnë se Qeveria e Kosovës do të vendosë edhe për pjesën tjetër të autostradës, saktësisht, segmentin e tretë, i cili ende mbetet diskutabil, nëse do të shkohet me tunele apo do të ketë devijim. “Ne i kemi ofruar Qeverisë, si alternativë, devijimin dhe tash është duke u bërë projekti për të vlerësuar, nëse është më mirë me tunele apo të bëhet devijimi”, thekson Ruçi. Vendimin final për cilëndo alternativë, Ruçi thotë se do ta marrë Qeveria, ndërsa kompania është e gatshme ta respektojë atë.
Krahasuar me terrenin, në pjesën e autorrugës në Shqipërisë, Ruçi thotë se pjesa që kalon në Kosovë, është me më shumë baltë dhe ka fare pak terrene shkëmbore. Në anën tjetër, ajo pohon se vazhdimisht janë duke punësuar punëtorë të rinj, për nevoja të zhvillimit të këtij projekti. “Do të ndjekim dy strategji të punësimit. Njëra do të jetë punësimi direkt i stafit udhëheqës, si inxhinierë dhe punëtorë të specializuar dhe tjetra, përmes nënkontraktorëve”, qartëson Ruçi. Tashmë për pozitat e hapura, për punësim direkt në konzorciumin amerikano-turk, kanë konkurruar mbi një mijë persona, prej të cilëve dhjetë janë punësuar. Të tjerët, zyrtarët e kompanisë thonë se do të punësohen në faza. “Sa herë të përparojë projekti, do të ketë nevojë për staf të ri dhe, varësisht prej nevojave, do të ketë edhe punësim”, thekson Ruçi. Ndërkaq, disa nga kompanitë e nënkontraktuara, tashmë kanë filluar punën e kontraktuar me kompaninë “Bechtel & Enka”. Ato kryesisht po përgatisin terrenin për vendosjen e kampit dhe punishteve.
Bëhet e ditur se edhe materiali për ndërtimin e kësaj autorruge, kryesisht do të sigurohet nga vendi, por nëse nuk do të ketë në Kosovë, do të sigurohet edhe nga jashtë.
Deri më tani është e ditur se gjerësia e kësaj autorruge do të jetë 28 metra, do të këtë dy shirita qarkullues, me gjerësi nga 3.5 metra, do të jetë e tipit të mbyllur, me hyrje-dalje vetëm nëpër kyçje, do të ketë mburojë dhe mure kundër zhurmës dhe se për shfrytëzimin e saj do të aplikohet taksë rrugore. Kohëzgjatja e punimeve, do të jetë 36 muaj. Ndërkaq, numri i punëtorëve në ndërtimin e saj, në total do të arrij shifrën 6 mijë, prej të cilëve 4 mijë do të jenë vendorë. Shpjeguar në praktikë, kjo autorrugë do t’i këtë të njëjtat parametra, sikurse ajo, Split-Zagreb, në Kroaci.
Share