• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
OKI miraton Rezolutë të re për Kosovën!
e Enjte, 20 Maj 2010 14:52
okiDushanbe - Në seancën përmbyllëse të Ministerialit të Organizatës së Konferencës Islamike, mbajtur në Dushanbe të Taxhikistanit, ku mori pjesë edhe zv-kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta, ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve, anëtare të kësaj konference, miratuan Rezolutën e re mbi situatën në Kosovë. Kjo Rezolutë, e iniciuar nga Shqipëria dhe miratuar me unanimitet të plotë nga 57 shtetet anëtare të OKI-së, vlerësohet të ketë një rëndësi të jashtëzakonshme dhe se përbën një sukses të madh për Kosovën, drejtë njohjes së saj të mëtejshme.
OKI, në dokumentin e saj i referohet deklaratës së pavarësisë së Kosovës dhe, përmes kësaj Rezolute, evidenton qartë se, që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Kosova ka bërë progres të dukshëm në ndërtimin e institucioneve demokratike, forcimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik dhe integrimin në familjen evropiane. Rezoluta gjithashtu evidenton se Kosova është bërë anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.
Pas miratimit të Rezolutës, zv-kryeministri, Ilir Meta, tha se Rezoluta “Mbi Situatën në Kosovë”, është dëshmi e qartë e mbështetjes së fuqishme të vendeve, anëtare të OKI-së, ndaj shtetit të Kosovës. “Miratuesit e kësaj rezolute vlerësojnë se pavarësia e Kosovës ka krijuar një klimë paqësore me ndikim pozitiv në marrëdhëniet ndëretnike në vend, dhe se Kosova ka kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin”, tha Meta.
Rezoluta reflekton gjithashtu zhvillimet më të fundit në Kosovë, veçanërisht zgjedhjet e 15 nëntorit 2009, të administruara për herë të parë nga institucionet e Kosovës dhe të vlerësuara ndërkombëtarisht për klimën paqësore dhe rritjen e pjesëmarrjes së pakicës serbe në to. Gjithashtu është vlerësuar edhe angazhimi i autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare për forcimin e sundimit të ligjit dhe të rendit në gjithë territorin e Kosovës, si dhe sigurimin e kushteve më të mira të jetesës për të gjithë qytetarët e saj.
Vendet anëtare të OKI-së, për herë të parë mirëpresin përpjekjet e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor, si një kontribut vendimtar për stabilitetin dhe prosperitetin rajonal.
Në këtë kuadër, Meta ka thënë se miratimi i kësaj Rezolute, nga të gjitha vendet anëtare të OKI-së, veçanërisht nga ato që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dëshmon për një klimë të re në marrëdhëniet e OKI-së me Kosovën, duke forcuar besimin, se disa vende të tjera të kësaj Organizate, pritet ta njohin shtetësinë e Kosovës në të ardhmen e afërt.
Në Rezolutë, njëherësh, u bëhet thirrje vendeve anëtare të Organizatës dhe komunitetit ndërkombëtar, që të vazhdojnë të mbështesin forcimin e shtetit të Kosovës dhe ekonomisë së saj. Rezoluta, gjithashtu, ngarkon sekretarin e Përgjithshëm të OKI-së, që në sesionet e radhës të ministrave të Jashtëm të Organizatës, të raportojë mbi dinamikën e zhvillimeve në Kosovë, duke e vendosur kështu shtetin më të ri të botës, në agjendën e përhershme të OKI-së.
Share