• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Sot u hap për qarkullim tuneli i Kalimashit!
e Premte, 21 Maj 2010 12:33
tuneli_kalimashKukës - Është rihapur sot për qarkullim tuneli i Kalimashit, ashtu sikurse edhe ishte paralajmëruar. Ministri i Transporteve i Shqipërisë, Sokol Olldashi, i cili ishte i pranishëm në rihapjen e tunelit, u shpreh se shembja e dheut, muaj më parë, ishte një fenomen natyror dhe jo gabim i faktorit njeri. Ai ka siguruar qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria, se lëvizja në këtë tunel do të jetë pa pagesë. “Hyrjet dhe daljet në tunel do të jenë me turne dhe nuk do të ketë pagesë”, u shpreh Olldashi, i cili shtoi më pas se disa u gëzuan që tuneli u mbyll, duke lënë të nënkuptohet se fjalën e kishte tek opozita në Shqipëri. Kreu i Transporteve shtoi se tuneli tjetër do të hapet në shtator, çka do ta bëjë tërësisht funksionale autostradën Durrës-Kukës.
Burime nga firma “Bechtel & Enka”, dje konfirmuan se brenda tunelit ka përfunduar plotësisht asfaltimi dhe lyerja, ndërkohë që vazhdon kompletimi i sistemit të ndriçimit, sigurisë përmes kamerave dhe vendosja e sinjalistikës së nevojshme.
Të parët që mirëpresin hapjen e tunelit, janë drejtuesit e automjeteve, të cilët gjatë gjithë kësaj kohe kanë shfrytëzuar rrugën sipër tij apo rrugën e vjetër nacionale.
Tuneli i Kalimashit, me gjatësi 5.5 kilometra, pjesë e autostradës Durrës-Kukës u mbyll nëntorin e vitit të kaluar, pas shembjeve të dheut në brendi të tij.
Inagurimi i tunelit ishte bërë më qershor të vitit 2009, mirëpo mënjëherë pas përfundimit të sezonit turistik, ndodhën shembje të dheut, të cilat bllokuan dhjetëra metra gjatësi të tunelit, duke e bërë atë tërësisht të pakalueshëm. Sipas parashikimeve të para, pritet që fluksi në këtë tunel të kapë shifrat, deri në 16 mijë automjete në ditë.
Share