• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Adelina Tahiri përfundon Maturën!
e Premte, 21 Maj 2010 13:20

adelina_tahiriShkup, 21 maj 2010 - Këngëtarja, Adelina Tahiri, ka publikuar videoklipin më të ri të këngës “Nuk pendohem”.
Pas këngës “Manipulator”, e cila ishte lansuar vetëm pak muaj me parë, shkupjania e talentuar shfaqet në videoklipin e ri, me një stil krejt ndryshe. “Këngët janë dy stile, totalishtë të ndryshme dhe nuk krahasohen. Kënga ‘Manipulator’ është punuar nga Enis Presheva, ndërsa kjo tjetra nga Florian Mumajesi, me tekst të Big Bastës”, ka sqaruar vetë këngëtarja, Tahiri.
Videoklipi, i cili tash e dy javë është duke u transmetuar nëpër televizionet kosovare, është realizuar në Tiranë nga produksioni “Max Production”. Realizimi i tij ka zgjatur vetëm 6 orë xhirime. “Videoklipi më pëlqen, sepse ishte gjithçka spontane. Është diçka e thjeshtë dhe e bukur, ngaqë për një kohë shumë të shkurtër është xhiruar. Por, rezultati ka dalë shumë i lezetshëm”, konstatoi Adelina, duke shtuar se ajo ka shumë besim në vetvete, për të bërë gjithnjë gjëra të bukura. Në këtë videoklip, Adelina, përveç zërit dhe bukurisë që ka, shfaqet edhe më një vallëzim dhe veshje interesante. “Ky stil i veshjes, me fle më shumë në shpirt. Edhe në përditshmëri jam e tillë. Në këtë videoklip, definitivisht u ndjeva më e lirë se në ditët e rëndomta”, tha Adelina, teksa shpjegon titullin e këngës “Nuk jam penduar”, për të cilin thotë se nuk ka pse të pendohet, përderisa bën gjëra të bukura për publikun dhe vetën e saj.
Adelina Tahiri, sapo ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës, në Shkup, ku edhe ka festuar mbrëmjen e maturës. Ajo për fansat e vet tregon ndjenjën, para se të ndahet nga shoqëria e saj, më të cilët i kaloj vitet shkollore. “Kam ndjenja të përziera, të cilat nuk mund t’i shpjegoj momentalisht. Në njërën anë është kënaqësia, sepse fillon në jetë të re, më ndryshe, e në anën tjetër është dhimbja që nuk do të jem më me këtë shoqëri. Për këto vite shkollore, kam përjetuar çaste shumë të mira, që ndoshta do të mbeten çastet më të mira të jetës sime”, thotë tetëmbëdhjetëvjeçarja, Adelina Tahiri, duke e pranuar se, si çdo moshatare e saj, edhe ajo i ka kushtuar vëmendje të posaçme mbrëmjes së maturës. “Është një kreacion nga kreatorja, Atelijes Kokev, i cili mua më ka bërë të ndihem shumë mirë. Nuk dua të përmendi shifra, por mund të ju them se ka qenë një fustan shumë i shtrenjtë. Por, nga komentet që kam marrë, nuk jam penduar për shpenzimet që kam bërë”, thotë Tahiri, duke shtuar se ende nuk është përcaktuar se çfarë do të studioj gjatë këtij viti. Por, ajo bëri me dije se ndoshta do të ndahet nga muzika, jo nga karriera muzikore, por nga vazhdimi i shkollës për muzikë.


Share