• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Opojanët shënuan përvjetorin e pajtimit!
e Diel, 23 Maj 2010 11:41
opoja_pajtimiDragash - Me një manifestim kulturo-artistik, të shtunën në fshatin Bresanë të Opojës, organizuar nga Këshilli komunal për pajtimin e gjaqeve në Dragash, u shënua 20 vjetori i aksionit gjithëpopullor, i cili, siç u tha në këtë tubim, ka hapur një faqe të re në historinë e popullit shqiptar të Kosovës.
Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, nën patronatin e të cilit është mbajtur ky manifestim, pasi e ka përshëndetur tubimin, foli për rëndësinë e këtij aksioni gjithëpopullor , duke thënë se ky ishte veprimi më i mençur që ndërmorën shqiptarët në atë kohë.
Ndërkaq, Bedri Halimi, drejtues i Këshillit komunal për Pajtimin e Gjaqeve, në mënyrë kronologjike ka shpalosur rrjedhën e këtij aksioni, i cili ka filluar me të rinj, të udhëhequr nga i madhi, Anton Çeta, për të përfunduar si aksion gjithëpërfshirës. “Me anë të shtrirjes së dorës së pajtimit, aksioni ka vajtur drejtë një uniteti të paparë, jo vetëm në Kosovë, po edhe në të gjitha hapësirat tjera shqiptare”, tha Halimi.
Më pas, Demir Reshiti, anëtar i këtij këshilli, ka përmendur emrat e të gjithë familjarëve nga treva e Opojës, të cilët para dy dekadash falën gjaqet, plagët dhe ngatërresat tjera, e që në ato momente kritike, kur shqiptarëve iu kanosej edhe shfarosja si komb.
Tubimin e ka përshëndetur edhe Mr. Enver Bahtiu, anëtar i Këshillit për pajtimin e gjaqeve nga Prizreni, ndërkaq në fund, SHKA “Bresana” dhe rapsodë të njohur të kësaj ane, kanë shfaqur një program të larmishëm kulturo-artistik.
Dy dekada më parë, më 17 mars të vitit 1990, është shtrirë dora e parë e pajtimit, në fshatin Kuklibeg të Opojës, duke iu bashkuar kështu aksionit gjithëpopullor për pajtimin e gjaqeve, plagëve dhe ngatërresave tjera, drejt një uniteti gjithëpërfshirës, që asokohe mori përmasa të gjëra në çdo cep të vendit.

 

Share