• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Blaç të Opojës u përurua Qendra Rinore
caritas_zvicerBlaç - Me një ceremoni rasti, të hënën, në fshatin Blaç të Opojës së Dragashit, u bë përurimi i Qendrës Rinore, projekt ky i realizuar nga CARITAS-i zviceran.
Në prani të përfaqësuesve të CARITAS-it, OJQ-ve të ndryshme, zyrtarëve lokalë dhe qytetarëve të shumtë, kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, ka falënderuar organizatën CARITAS, siç tha, për të gjitha punët e mira që ka bërë në këtë komunë, që nga paslufta, si dhe për realizimin e këtij projekti, për të cilin kjo organizatë zvicerane ka investuar 35 mijë euro, ndërkaq nga buxheti i Komunës janë ndarë 7 mijë euro të tjera.
Afrim Mahmuti, përfaqësues i CARITAS-it zviceran, pasi i falënderoi zyrtarët komunalë dhe qytetarët e fshatit Blaç, për, siç tha, bashkëpunimin e mirëfilltë rreth realizimit të këtij projekti, foli edhe për rëndësinë e kësaj qendre, sidomos për të rinjtë. Ai premtoi se aktivitetet organizatës së tyre do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke i mbështetur, në forma të ndryshme, qytetarët e kësaj komune. "Jemi përpjekur që, me realizimin e këtij projekti, të krijojmë një ambient të përshtatshëm për të rinjtë e kësaj ane, ku ata do t'i zhvillojnë aktivitetet e ndryshme rinore", Ka thënë Mahmuti.
Drejtuesit e Qendrës Rinore të Blaçit, i kanë falënderuar zviceranët, për të cilët thanë se, me realizimin e këtij projekti, kanë dhënë kontribut të veçantë. Ata njëkohësisht kanë kërkuar edhe mbështetje në organizimin e aktiviteteve të tyre në këtë qendër.
Në përfundim të kësaj ceremonie, nxënësit e shkollës fillore “Ilmi Bahtijari”, kanë shfaqur një program të begatshëm kulturo-artistik.
Share