• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
KK: Mospajtime rreth Komiteteve komunale
kuvendi_komunalDragash - Ndonëse ishin paraparë disa pika të rendit të ditës për seancën e së martës të Kuvendit Komunal të Dragashit, rishqyrtimi i themelimit të komiteteve obligative, sërish u përcoll me mospajtime dhe qasje të kundërta, shpesh edhe me emocione, ndërmjet opozitës (LDK) dhe pozitës (PDK).
Derisa shqyrtohej rendi i ditës, kryesuesi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Naim Ramadani, ka kërkuar që kjo pikë të mbetet për shqyrtim në seancën e radhës, me arsyetim se rreth kësaj çështje, LDK-ja ia ka bërë kërkesën e dytë me shkrim Ministrisë së Pushtetit Lokal, e cila ankesën e parë e kishte refuzuar, ku kjo parti kishte paraqitur vërejtjet e saj rreth shkeljeve ligjore dhe statusore, gjatë themelimit të Komitetit komunal për Politikë e Financa dhe atij për Komunitete, në seancën e 28 janarit. Pasi ende nuk ka marrë përgjigje, Ramadani ka kërkuar heqjen e kësaj pike nga rendi i ditës, sepse nuk ka se çka të debatohet në këtë seancë, rreth këtij problemi.
Kryesues i KK-së, Lulzim Rifaj, ka thënë se opozita ka të drejtë që të mos pajtohet me ndonjë pikë të rendit të ditës, por që është propozuar shqyrtimi i kësaj pike, me qëllim të funksionalizimit të këtyre komiteteve, dhe se këtë duhet ta vlerësojnë këshilltarët, të cilët edhe duhet të vendosin për shqyrtimin dhe miratimin e rendit të ditës. Me shumicë votash, është vendosur që të debatohet edhe për këtë pikë, ashtu siç ishte paraparë me ftesat që kanë marrë delegatët. Mirëpo, gjatë debatit në vijim, sërish është vazhduar me mospajtime dhe replika. Fillimisht, kryesuesi i KK-së ka dhënë sqarime rreth mënyrës së formimit të këtyre komiteteve, njëherësh duke propozuar që shkaku i buxhetit të limituar, numri i anëtarëve të këtyre dy komiteteve të zvogëlohet, nga 9 në 7, në Komitetin për Politikë e Financa, dhe nga 7 në 5, në atë për Komunitete. Me këtë propozim nuk janë pajtuar, as këshilltarët e LDK-së, e as ata të GIG-ut, SDA-së dhe AAK-së, të cilët janë shprehur se, edhe ata përfaqësojnë një numër të konsiderueshëm votuesish, andaj edhe duhet të marrin pjesë aktive në këto dy komitete të obligueshme, të cilët, sipas tyre, shqyrtojnë çështje të rëndësishme për qytetarët e kësaj komune.
Në votimin rreth kësaj pike, pro propozimit të kryesuesit kanë votuar 11 këshilltarë, ndërkaq ai i opozitës ka marrë 12 vota. Ky rezultat ka bërë që kjo çështje të mbetet për shqyrtim në ndonjërën nga seancat tjera.
Share