• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lumenjtë e Gorës, ndoten pa mëshirë!
berllokuDragash - Ndonëse lumenjtë e trevës së Gorës dallohen për ujin e tyre të kristaltë, i cili rrjedh nga bjeshkët e Sharrit, në hyrje të disa fshatrave, vizitori që për herë të parë i shkel këto troje, fiton përshtypjen se, po këto ujëra janë më të pistë se kudo tjetër! Kjo, sepse lumenjtë e kësaj treve, më tepër përdorën si deponi bërlloku dhe mbeturinash, se sa vlerë e veçantë që natyra ia ka dhuruar kësaj ane.
Ndërkaq, në lokalitetet e trevës së Opojës, gjendja është më e mirë. Gati në të gjitha fshatrat bëhet grumbullimi i organizuar i mbeturinave, e që edhe lumenjtë janë më të pastër.
Mjerisht, kështu nuk ndodhë edhe në trevën e Gorës, për shkak se ende nuk është gjetur një gjuhë komunikimi me banorët e këtij komuniteti, për transportin e bërllokut në deponi. E tëra kjo ndodhë, pikërisht në njërën prej komunave, ekologjikisht më të pastra në Kosovë, duke rrezikuar seriozisht edhe shëndetin e banorëve.
Banorët e këtyre fshatrave, theksojnë se nuk kanë kujt t’i ankohen, aq më tepër kur nuk e dinë se kë e kanë kryeplak fshati. Ata thonë se në këtë mënyrë po rrezikohen edhe bagëtitë që kullosin në afërsi të këtyre lumenjve. Po këta banorë ankohen se, përkundër angazhimeve të disa individëve për ta zgjidhur këtë problem, është e pamundur të organizohen fshatarët, pa iniciativa nga pushteti lokal dhe përgjegjësit e kompanive. Kjo, sepse qytetarët ankohen se nuk kanë para, ndërkaq kompania nuk dëshiron të intervenoj, pa një marrëveshje paraprake me qytetarët për ta paguar këtë shërbim.
Shaban Shabani, anëtar i Komisionit Këshillues të Konsumatorëve për Shërbimet e Ujit dhe Mbeturinave, në rajonin e Prizrenit, ka bërë të ditur se në mbledhjet e këtij këshilli, shpeshherë është debatuar për këtë çështje, por se mbetet të shihet, nëse do të merret ndonjë masë. “Ka premtime se do të bëhen angazhime shtesë, për tejkalimin e kësaj gjendje, e cila vlerësohet e pa tolerueshme”, ka thënë Shabani.
Se kompania për bartjen e mbeturinave në deponi ua ka ofruar shërbimet edhe banorëve të këtij komuniteti, por që nuk ka hasur në mirëkuptim, ka pohuar edhe menaxheri i njësisë “Eko-Regjioni” në Dragash, Sali Shala, i cili thotë se vazhdimisht është në gatishmëri që t’i angazhojë kamionët për pastrimin e bërllokut në këto fshatra, sidomos të atyre në afërsi të qytezës së Dragashit. “Mjerisht, deri më sot nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Ne nuk iu ofrojmë shërbim falas askujt. Fundja, le të merren pak edhe pushtetarët lokalë me këtë problematikë. Nëse ka vakum ligjorë në shkallë vendi, kur është në pyetje obligimi qytetar për pagesën e këtij shërbimi, atëherë Komuna do të mund ta rregullonte këtë problematikë me një rregullore nga Kuvendi Komunal, e cila do ti obligonte qytetarët që të paguajnë shërbimin tonë. Ndryshe, lumenjtë me ujë të kulluar të kësaj treve, ende do të mbesin të ngulfatur nga bërlloku”, ka thënë Shala.
Share