• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Rruga e Restelicës pëson shembje! |
![]() Meqë kjo është rrugë rajonale, banorët e kësaj ane të Gorës kanë kërkuar nga Drejtoria Rajonale e Rrugëve që të bëjë një zgjidhje për evitimin e këtyre problemeve, sepse, për shkak të konfiguracionit tejet të papërshtatshëm, ata ndruajnë se shembje të tilla mund të vazhdojnë edhe më tej, kur kihet parasysh se në këtë trevë priten reshje të shumta shiu.
"Në disa pjesë të kësaj rruge, pas shembjes së dheut dhe dëmtimit të asfaltit, rrezikohet qarkullimi në trafik, sidomos për ata që shkelin për herë të parë në këtë rrugë. Ne i kemi njoftuar zyrtarët lokalë, të cilët na kanë premtuar se ky problem do të evitohet. Shpresojmë që kjo të ndodhë sa më parë, ngase me kthimin e shumë mërgimtarëve gjatë sezonit veror, do të vështirësoheshin punimet", thotë taksisti nga Restelica, Hikmet Xhingo.
Zyrtarët komunalë kanë theksuar se janë të njoftuar për gjendjen në këtë rrugë dhe telashet, me të cilat ballafaqohen qytetarët e kësaj ane. Ata thonë se e kanë njoftuar Drejtorinë Rajonale të Rrugëve, e cila, siç thonë, do të bëjë sanimin e këtyre dëmtimeve. "Unë, si banorë nga Restelica, për çdo ditë përballem me dëmtimet që po pëson kjo rrugë. Shembjet e tilla vërtetë paraqesin rrezik për qarkullimin e automjeteve. Por, meqë ky aks rrugor është në kompetencë të Drejtorisë Rajonale të Rrugëve, ne kemi kërkuar nga ata që të bëjnë sanimin sa më të shpejtë. Shpresojmë se kjo do të ndodhë", ka thënë Çasip Kushi, nënkryetar i Komunës së Dragashit, i cili vjen po nga ky fshat i Gorës.
|