• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Në Dragash ndalohen dy shtetas afgan! |
![]() Zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, Hazir Berisha, tha se një patrullë policore ka ndaluar dy persona, të cilët kanë shfaqur dyshim tek policia dhe se, pas kërkimit të dokumenteve identifikuese, ka rezultuar se dyshimi i policëve tek ta kishte qenë i saktë. Asnjëri nga personat në fjalë nuk posedonte dokumente personale. “Të dyshuarit janë shoqëruar për në stacionin policor, ndërsa gjatë intervistës është kuptuar se ata janë shtetas të Afganistanit dhe se kanë ardhur në Kosovë, nga Shqipëria, me qëllim të kërkimit të azilit”, ka thënë Berisha, duke shtuar se për këtë rast është informuar Zyra ligjore për migrim në Prishtinë dhe se prokurori e ka këshilluar policinë, që të dyshuarit të ndalën në mbajtje policore për 48 orë, për shkak të kalimit ilegal të kufirit.
Burimet tona kanë mësuar se të dyshuarit janë vendosur në Qendrën e ndalimit policor në Dragash, e më pas do të përcillen në Prizren, ku me ta do të procedohet sipas ligjeve në fuqi. Komandanti i Stacionit policor në Dragash, Gezim Zogaj, i ka thënë radios sonë se dy shtetasit nga Afganistani janë vendosur në Qendrën e ndalimit policor në stacionin që drejton ai. “Po... dy shtetasit nga Afganistani, me rekomandim të prokurorisë janë vendosur në qendrën tonë të ndalimit, derisa nuk do të përcillen në Prizren. Më tej, organet gjegjëse do të procedojnë rastin, sipas ligjeve në fuqi”, i tha Radio Sharrit, kapiteni Gëzim Zogaj. |