• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Paraqitja e ministrit Hyseni në Sarajevë
e Mërkurë, 02 Qershor 2010 22:10
Skender_HyseniSarajevë - Në takimin e nivelit të lartë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që u mbajt sot në Sarajevë, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni, theksoi se Ballkani Perëndimor është pjesë e pandashme e Evropës dhe se Evropa nuk është komplete, pa shtatë shtetet e Ballkanit Perëndimor, që ende nuk janë pjesë e saj. Duke kërkuar nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian që të shtrojnë kriteret dhe të jenë rigoroz, aq sa ka nevojë, Hyseni apeloi që të mos lejohet që lodhja e zgjerimit të dominojë ndaj rëndësisë tepër të madhe dhe përparësive thelbësore që ka integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Ministri Hyseni vuri në spikamë qëllimin strategjik të Kosovës për integrim në BE dhe në NATO, si dhe bëri thirrje për një perspektivë më konkrete evropiane, duke konstatuar se kjo do të ishte një shtytje e fuqishme për reformat e nevojshme në Kosovë. Qeveria e Republikës së Kosovës, tha Ministri Hyseni, është angazhuar në një proces gjithëpërfshirës me institucionet e Bashkimit Evropian, për t’i dhënë një dinamikë të re perspektivës evropiane të Kosovës. “Ne në Kosovë konsiderojmë se viti 2010 është vit i rëndësishëm i progresit dhe reformave kyçe në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, decentralizimit dhe reformimit të administratës publike. Tashmë kemi filluar zbatimin e një varg reformash ambicioze për t’i përmbushur standardet dhe kriteret evropiane. Sa i përket liberalizimit të vizave, dua të nënvizoj se qytetarët e Kosovës nuk duhet të lihen prapa dhe të izoluar nga vendet tjera të rajonit. Është e domosdoshme që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të fillojë menjëherë”, tha Hyseni.
Në vazhdim të paraqitjes së tij, Hyseni theksoi se, “bashkëpunimi rajonal dhe asistenca e ndërsjellë është shumë e rëndësishme për integrimin e shpejtë të shtatë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE”. Ai tha se, duke punuar së bashku në një agjendë evropiane, Ballkani Perëndimor demonstron pjekurinë për integrime të mëtejme euroatlantike.
Ministri Hyseni më tej foli edhe për përpjekjet dhe punën që po bën Qeveria e Republikës së Kosovës për të adresuar dhe zgjidhur problem të shumta në ekonomi, drejtësi, luftimin e kriminalitetit, etj.
Lidhur me bisedat e mundshme midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, ministri Hyseni tha se bisedimet midis fqinjëve janë të mirëseardhura. “Bashkëpunimi me fqinjët, si dhe bashkëpunimi rajonal, është në fokus të Kosovës, si një prioritet i lartë. Qeveria e Kosovës është e gatshme të bisedojë me Republikën e Serbisë për një varg çështjesh praktike të interesit të ndërsjellë. Por, këto biseda duhet dhe mund të zhvillohen, vetëm si biseda midis dy shteteve të pavarura dhe sovrane. Dialogu do të ndihmonte po ashtu në zbutjen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve midis vendeve tona”, tha Hyseni.
Në përfundim të fjalës së tij, ministri Hyseni theksoi përkushtimin e thellë të Kosovës për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet e Bashkimit Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe po ashtu me të gjitha shtetet, anëtare të Bashkimit Evropian, për objektivat e përbashkëta të paqes dhe sigurisë, stabilitetit afatgjatë dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.    
Në margjinat e këtij takimi, Hyseni zhvilloi takime të shuma me ministra të jashtëm, si me atë të Luksemburgut, Kroacisë, Austrisë, Shqipërisë, si dhe me Komisionarin për Zgjerim, Stefan Fuele. Një takim të veçantë dhe të gjatë, Hyseni zhvilloi edhe me Sekretarin e porsaemëruar të Jashtëm të Britanisë së Madhe, Uilliam Hague, me të cilin bisedoi për gjendjen në Kosovë, procesin e njohjeve dhe zhvillimeve të tjera, si dhe për sfidat që e presin Kosovën në javët dhe muajt në vijim. Sekretari Hague dhe ministri Hyseni, u dakorduan që të vazhdojnë kontaktet sistematike dhe bashkëpunimin, në çështje me rëndësi të ndryshme.
Share