• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Dragash debatohet Kurrikulumi i arsimit
kk_drDragash - Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) , të enjten kanë qëndruar në Dragash, ku janë takuar me punëtorët e arsimit, nga dy komunitetet e këtushme, si dhe me zyrtarët lokalë të Arsimit. Në takim është debatuar rreth Kornizës së Kurrikulumit të Arsimit, ku janë dhënë sqarime mbi kornizat e këtij dokumenti të arsimit të reformuar në Kosovë. Njëherësh, në këtë takim është kërkuar nga arsimtarët e pranishëm, që vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, t’i shfaqin para përfaqësuesve nga kjo ministri, duke shfaqur gatishmërinë që vërejtjet të bëhen pjesë e përpilimit të këtij dokumenti të rëndësishëm. Pos vërejtjeve dhe sugjerimeve rreth këtij dokumenti, në këtë takim janë shtruar edhe një mori pyetjesh, rreth problemeve të tjera, me të cilat përballen arsimtarët gjatë punës së tyre. Paraqitësit e vërejtjeve, kryesisht u ankuan për numrin e vogël të orëve të parapara për lëndët ekzakte, hartat historike dhe politike të kësaj komune, për të cilat u tha se krijojnë huti.
Dallimet e teksteve, varësisht nga shtëpitë botuese, trajnimet dhe kualifikimet e arsimtarëve, mbi 50 vjeç, çantat tejet të rënda të nxënësve të klasës së parë, si dhe formulimi jo i qartë i lëndëve në disa tekste mësimore, ishin disa nga vërejtjet dhe ankesat e mësimdhënësve të Dragashit, të cilat i adresuan tek mysafirët e MASHT-it. “Jo vetëm kaq... Shumë trajnime që janë mbajtur pas luftës, kanë pasur karakter komercial, dhe se më shumë kanë krijuar mjegull tek arsimtarët se sa që i kanë trajnuar ata. Nga ana tjetër, tek nxënësit është krijuar më shumë errësirë se sa dritë”, ka vlerësuar drejtori i shkollës fillore të fshatit Bresanë, Ajet Reshiti. Ndërkaq, Nasuf Brenolli, drejtor i shkollës fillore nga fshati Krushevë, në trevën e Gorës, ka shprehur habi se sa të pa interesuar janë institucionet e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. “Përderisa ministri serb i Arsimit, gjen kohë që të vijë në trevën e Gorës dhe të interesohet për mbarëvajtjen e procesit mësimor në disa shkolla që mësimin e vijojnë me plan-programe të Serbisë, ministri ynë i Arsimit, e sidomos zv-ministri, i cili është nga kjo trevë, nuk gjejnë kohë për të ardhur këtu, që të njihen nga afër me problemet, me të cilat përballen shkollat e trevës së Gorës”, ka thënë Brenolli, i cili është drejtori i vetëm, i cili që nga fillimi vepron me ligjet e Kosovës dhe që ka ndaluar paralelizmat në shkollën që drejton ai.
Përfaqësuesit e MASHT-it, Fehmie Llapashtica, Nezir Çoçaj dhe Selim Mehmeti, pasi janë përgjigjur në vërejtjet dhe sugjerimet e mësimdhënësve të Dragashit, kanë premtuar se të njëjtat do t’i përcjellin edhe tek organet më të larta të vendit.
Share