• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Në Dragash debatohet Kurrikulumi i arsimit |
![]() Dallimet e teksteve, varësisht nga shtëpitë botuese, trajnimet dhe kualifikimet e arsimtarëve, mbi 50 vjeç, çantat tejet të rënda të nxënësve të klasës së parë, si dhe formulimi jo i qartë i lëndëve në disa tekste mësimore, ishin disa nga vërejtjet dhe ankesat e mësimdhënësve të Dragashit, të cilat i adresuan tek mysafirët e MASHT-it. “Jo vetëm kaq... Shumë trajnime që janë mbajtur pas luftës, kanë pasur karakter komercial, dhe se më shumë kanë krijuar mjegull tek arsimtarët se sa që i kanë trajnuar ata. Nga ana tjetër, tek nxënësit është krijuar më shumë errësirë se sa dritë”, ka vlerësuar drejtori i shkollës fillore të fshatit Bresanë, Ajet Reshiti. Ndërkaq, Nasuf Brenolli, drejtor i shkollës fillore nga fshati Krushevë, në trevën e Gorës, ka shprehur habi se sa të pa interesuar janë institucionet e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. “Përderisa ministri serb i Arsimit, gjen kohë që të vijë në trevën e Gorës dhe të interesohet për mbarëvajtjen e procesit mësimor në disa shkolla që mësimin e vijojnë me plan-programe të Serbisë, ministri ynë i Arsimit, e sidomos zv-ministri, i cili është nga kjo trevë, nuk gjejnë kohë për të ardhur këtu, që të njihen nga afër me problemet, me të cilat përballen shkollat e trevës së Gorës”, ka thënë Brenolli, i cili është drejtori i vetëm, i cili që nga fillimi vepron me ligjet e Kosovës dhe që ka ndaluar paralelizmat në shkollën që drejton ai.
Përfaqësuesit e MASHT-it, Fehmie Llapashtica, Nezir Çoçaj dhe Selim Mehmeti, pasi janë përgjigjur në vërejtjet dhe sugjerimet e mësimdhënësve të Dragashit, kanë premtuar se të njëjtat do t’i përcjellin edhe tek organet më të larta të vendit. |