• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vrasësi në Bruksel, nuk është shqiptar!
e Premte, 04 Qershor 2010 14:42
policia_belgeBruksel - Autori që kreu dje masakër në gjykatën e Brukselit, ku mbetën të vrarë një gjykatëse dhe një kancelar, nuk është shqiptar. Lajmi u konfirmua sot nga policia e shtetit në Shqipëri, e cila ka bërë të ditur se autori i kësaj masakre ishte një shtetas nga Irani.
Dje, një gjykatëse dhe një kancelar u qëlluan për vdekje, brenda godinës së gjykatës, në qendër të kryeqytetit belg, ku fillimisht u dyshua se autori është një shtetas nga Shqipëria.
Në raportin e djeshëm të gazetës franceze “Le Monde”, u tha se një shqiptar, i zhgënjyer nga vendimi i gjykatës, ka vrarë me armë zjarri një gjykatëse dhe një kancelar, gjatë një seance gjyqësore. Ministri belg i Drejtësisë, Stefan Deklerk, tha se gjykatësja 61 vjeçare dhe një kancelar u qëlluan me armë zjarri, gjatë një seance gjyqësore. Ministri, i cili e cilësoi aksidentin të tmerrshëm, tha se është hera e parë në historinë gjyqësore të Belgjikës, që një gjykatës vritet në mes të një seance gjyqësore.
Mediat raportuan gjithashtu se përgjegjësi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke përmendur faktin se kjo është hera e parë në historinë gjyqësore të Belgjikës, që një gjykatës vritet në mes të një seance gjyqësore.
Megjithatë, pas interesimit disa orësh me autoritetet e Brukselit, sot Policia e Shtetit në Shqipëri, bëri të ditur se autori i masakrës së djeshme nuk ishte shqiptar, por një iranian.
Share