• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vlerësohet lart roli i UNDP-së në Dragash
workshop_undp1Brod - Zyrtarë të Komunës së Dragashit, përfaqësues të shoqërisë civile, biznesit dhe përfaqësues nga Qeveria e Finlandës, e kanë vlerësuar lart zbatimin e 17 projekteve demonstruese, në kuadër të projektit të UNDP-së “Mbështetja përgatitore e zhvillimit të qëndrueshëm të komunës së Dragashit”, shumica e të cilave tashmë kanë përfunduar, ndërsa disa të tjera janë në fazën përfundimtare.
Ky vlerësim ka dalë nga konkluzionet e punëtorisë dyditore që u zhvillua në fshatin Brod të Gorës së Dragashit, në të cilën kanë marrë pjesë rreth 90 përfaqësues  nga struktura të ndryshme, ku përfituesit e projekteve kanë prezantuar rezultatet e arritura gjatë implementimit të tyre.
Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, është shprehur i kënaqur me realizimin e projekteve, për të cilat tha se kanë ndikuar në një mënyrë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të kësaj komune.
Jenuzi ka shtuar se përfitimi më i madh për Komunën e Dragashit nga ky projekt i UNDP-së është hartimi i Planit Zhvillimor Komunal, i cili do të jetë një dokument bazë për zhvillimin e komunës në të gjitha fushat e jetës, sepse ai, përveç tjerash, do tu hap rrugë biznesmenëve vendorë dhe të jashtëm për investime kapitale në këtë trevë. Ai ka falënderuar Qeverinë e Finlandës që është përcaktuar për investime në komunën që drejton ai, e që kjo komunë ende konsiderohet të jetë ndër më të varfrat në Kosovë.
Ndërkaq, zëvendësdrejtori i UNDP-së në Kosovë, Tetsuo Kondo, pasi shprehu kënaqësinë e tij me rezultatet e arritura në zbatimin e këtyre projekteve demonstruese, tha se këto 17 projekte nuk janë praktikë e izoluar, por se ato janë përzgjedhur, sepse kanë ofruar dhe kanë dhënë rezultate të zhvillimit të qëndrueshëm, në dobi komunitetit.
Edhe këshilltarja juniore e ambasadës së Finlandës në Kosovë, Anna Kemppi, është shprehur së i vjen mirë që janë arritur rezultate të kënaqshme në zbatimin e këtyre projekteve demonstruese. “Pas vlerësimit pozitiv të realizimit të këtyre projekteve, ne kemi vendosur që ta mbështesim zbatimin e projektit të UNDP-së për zhvillimin e qëndrueshëm të Dragashit edhe në tre vitet e ardhshme”, ka thënë Kemmpi.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme të Finlandës, Pekka Salminen dhe Janne Rinne, kanë thënë se janë të kënaqur me rezultatet e arritura në zbatimit e 17 projekteve demonstruese, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të komunës së Dragashit. Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë Komunale të Administratës dhe Personelit, Avni Nebiu, ka lavdëruar bashkëpunimin e Zyrës së UNDP-së në Dragash me Kuvendin Komunal, gjatë zbatimit të projekteve në fjalë. “Në fillim të zbatimit të projektit të UNDP-së, që nga marsi i vitit të kaluar, ka pasur disa mangësi. Mirëpo, pas një bashkëpunimi shembullor dhe reciprok ndërmjet Kuvendit Komunal dhe Zyrës së UNDP-së në Dragash, në mënyrën më të mirë i kemi tejkaluar të gjitha mangësitë dhe, së bashku, ia kemi dalë që, pothuajse të gjitha projektet demonstruese, t’i përfundojmë me plotë sukses”, ka thënë Nebiu.workshop_undp2 Ai ka premtuar edhe mbështetjen e plotë të Komunës, në zbatimin e projektit të UNDP-së edhe në tre vitet e ardhshme.
Menaxherja e projektit të UNDP-së për zhvillim të qëndrueshëm të Dragashit, Maria Elena Zuniga, e ka vlerësuar të suksesshëm fazën e parë të projektit 4-vjeçar të UNDP-së për zhvillimin e qëndrueshëm të Dragashit. “Jam e bindur se në tre vitet e ardhshme të zbatimit të projektit tonë, do të bëjmë edhe më shumë në përmirësimin e zhvillimit të qëndrueshëm të komunës së Dragashit, përmes investimeve në mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimit të biodiversitetit, zhvillimin e turizmit ekologjik, efiqiencën e energjisë dhe zhvillimin e burimeve të energjisë së ripërtërishme, agrikulturës, trashëgimisë kulturore dhe në përfshirjen e femrës dhe minoritarëve në zhvillimet e përgjithshme të shoqërisë”, ka thënë Zuniga.
Qeveria e Finlandës ka dhënë një milion dollarë amerikanë, për fazën e parë të projektit, ndërsa është zotuar se do ta mbështes atë edhe në fazën e dytë trevjeçare. Projekti synon ngritjen e kapaciteteve ekzistuese që ka Dragashi dhe shfrytëzimin e resurseve natyrore dhe njerëzore të kësaj treve, përmes hartimit të një plani të qëndrueshëm zhvillimor.
Share