• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Kërkohet vogëlushja, Bleona Mata! |
Kukës - Dragash, 07 qershor 2010 - Mbi 100 zyrtarë policorë të njësiteve të ndryshme të policisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, si dhe pjesëtarë të FSK-së, kanë realizuar të hënën një operacion të përbashkët të kërkim-shpëtimit, për gjashtëvjeçaren, Bleona Mata, nga Zapodi i Kukësit. Pas kërkimeve që janë bërë në zonën e Kukësit, në afërsi të zonës kufitare me Kosovën, të hënën u zhvillua edhe një operacion tjetër kërkimi në trevën e Dragashit, në Kosovë. Forca policore nga Shqipëria, gjegjësisht nga Drejtoria e Qarkut të Kukësit dhe Policia e Kosovës, të mbështetura edhe nga FSK-ja, e kanë kërkuar vogëlushen në një rrethinë malore mbi 10 kilometra katrorë, në afërsi të fshatit Kërstec të Gorës, në komunën e Dragashit. Pas një takimi paraprak midis zyrtarëve policor të Kosovës dhe Shqipërisë, të hënën filloi operacioni i kërkimit, nga ora 10:00 deri në 17:00, për gjetjen e shtetases nga Shqipëria, Bleona Mata, për të cilën ishte raportuar se ka humbur kah fundi i muajit maj të këtij viti, në Zapod të Kukësit.
Bëhet e ditur se, edhe pse kërkimi ishte shtrirë në një zonë të gjerë malore, zyrtarët që morën pjesë në këtë operacion, nuk arritën të gjenin ndonjë gjurmë të vogëlushes.
Policia e Shqipërisë ka vënë në dispozicion edhe një shpërblim në të holla, për të gjithë ata që kanë ndonjë informacion, i cili do të qonte deri te gjetja e gjashtëvjeçares. Edhe Policia e Kosovës ka bërë apel tek të gjithë qytetarët e rrethinës së Prizrenit dhe më gjerë, që të kontaktojnë stacionin më të afërt policor, po qe se kanë ndonjë informacion për Bleonën.
|