• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Thaçi u shtroi darkë arsimtarëve të Dragashit
thaci_dragashDragash - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë darkës së përbashkët me punëtorët e arsimit të komunës së Dragashit, në mbrëmjen e së hënës, i premtoi kësaj kategorie të shoqrisë rritje të pagave, që në fillim të vitit të ri shkollor.
Me rastin e përfundimit të këtij viti shkollor, kryeministri Thaçi i falënderoi mësimdhënësit për angazhimin e tyre, në përmbylljen me sukses të këtij viti mësimor. “Roli juaj ka qenë i pazëvendësueshëm në të gjitha kohërat, ndërsa suksesi juaj shihet kudo, e sidomos tek nxënësit. Prandaj, ju siguroj se do të ketë rritje të pagave, që në fillim të vitit të ri shkollor”, tha kryeministri Thaçi. Kreu i qeverisë, megjithatë, kërkoi që secili t’i kuptojë mundësitë ekonomike të vendit, aq më tepër kur tashmë e gjithë bota përballet me një krizë ekonomike. Kryeministri Thaçi, bashkë me ministrin e Arsimit, Enver Hoxhaj, dhe autoritet komunale të Dragashit, me në krye Salim Jenuzin, darkuan bashkë me punëtorët e arsimit, ndërsa të pranishëm ishin edhe një pjesë e administratës komunale. Ai tha se kjo darkë shtrohet për mësimdhënësit, në shenjë të respektit për punën e pa lodhshme që kanë bërë ata për gjenerata të tëra. “Ju premtoj se në tetor do të ndahen edhe indekset e parë të Universitetit Publik të Prizrenit”, premtoi kreu i ekzekutivit republikan, duke i falënderuar arsimtarët, të cilët kishin ardhur, pothuajse të gjithë në këtë darkë. “Ju falënderojmë, duke shprehur respektin tonë më të thellë, për punën tuaj të jashtëzakonshme”, u ka thënë kryeministri i vendit arsimtarëve të Dragashit, në darkën e organizuar për ta, të cilën e quajti tradicionale. Ai ka theksuar se ishte ky edhe një vit i sfidave, por edhe i progresit dhe suksesit. “Prandaj puna e arsimtarëve vlerësohet nga të gjithë. Jemi duke u përpjekur maksimalisht që të investojmë në arsim dhe edukim, sepse në këtë mënyrë investojmë në të ardhmen e sigurt të shtetit, shoqërisë sonë, zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës”, është shprehur kreu i ekzekutivit të vendit tonë.
Tutje, ai është zotuar se Qeveria është e vendosur t’i realizojë obligimet e saj ndaj mësimdhënësve, ngase, siç tha, misioni i arsimtarit nuk është vetëm edukativ e arsimor, por edhe  patriotik. “Është mision i së ardhmës. Kujtojmë vitet e rënda të 90-ta, kur arsimtarët nuk janë ndalur për asnjë moment, duke i mobilizuar qytetarët, për realizimin e objektivave dhe vullnetit gjithëpopullor të Kosovës, për liri dhe shtet”, konstatoi ai.
Duke folur për reformat në arsim, Thaçi ka pohuar se ato do të jenë sipas standardeve evropiane, ndërsa, në lidhje me investimet, kreu i Qeverisë ka thënë se Dragashi, sikurse i tërë vendi, po ndryshon në të mirë. “Ju uroj fillimin e ndërtimit të godinës së re të Shkollës profesionale. Investimet nuk do të ndalen këtu. Energjia juaj paraqet bazamentin e fuqishëm për të ardhmen e vendit. Do të përpiqemi që ta vlerësojmë punën tuaj”, ka thënë ai, duke u zotuar se gjatë këtij mandati do të ketë edhe rritje pagash për mësimdhënësit.
Në përfundim të takimit, Thaçi ka përmendur edhe realizimin e dy projekteve madhore – autostradën dhe Universitetin e Prizrenit, nga të cilat, sipas tij, banorët e kësaj komune do të jenë përfituesit më të mëdhenj, sepse kjo trevë do të bëhet pjesa më atraktive e vendit.

 
Hoxhaj: Do të investojmë në tru!

 
Edhe ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka lavdëruar punën e suksesshme të arsimtarëve, të cilët, sipas tij, kanë dhënë maksimumin për të përmirësuar cilësinë në arsim, jetësimin e reformave, dhe përgatitjen e të rinjve për treg të punës dhe kyçje në ekonominë e vendit. “Me mbështetjen tuaj, kemi jetësuar reforma të rëndësishme në arsim, të cilën gjë e synon edhe Qeveria. Kjo, sepse ky vend i vogël, me një ekonomi në zhvillim, mund ta ketë një ardhmëri të sigurt, nëse investohet në kapitalin njerëzor. Së shpejti do të miratohet Ligji i ri për arsimin fillor dhe të mesëm, me të cilin ju nuk do të jeni shërbyes civilë, por shërbyes profesionalë, duke u bërë shtylla kryesore e modernizimit të vendit. Për këtë, na nevojiten objekte moderne mësimore, të pajisura me teknologjitë më të reja dhe arsimtarë të aftë, në rrafshin profesional. Me hartimin e Kornizës së re të kurrikulumit, mëtojmë që edhe nxënësit t’i bëjmë mendimtarë kreativë dhe t’i përgatisim për një ekonomi të mirëfilltë, ka thënë ministri i Arsimit... Hoxhaj, i cili ishte në përcjelljen e kryeministrit Thaçi, në darkën tradicionale me arsimtarët, të cilën tashmë e organizon çdo vit.
 
Share