• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
e Mërkurë, 09 Qershor 2010 08:27 |
Prishtinë - Qeveria e Kosovës dhe Zyra Civile Ndërkombëtare, vazhdojnë ta mbështesin strategjinë për integrimin e veriut të Kosovës, të hartuar prej tyre dy muaj më parë, e cila për synim ka edhe vendosjen e rendit dhe ligjit në atë pjesë të vendit. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe Zyra Civile Ndërkombëtare kanë takime të rregullta, në përpjekje për t’i koordinuar planet për implementimin e strategjisë për veriun, edhe pse në këtë drejtim pranon se ka pengesa.
Prishtinë - Integriteti i Kosovës do të jetë i garantuar, sepse kjo është pjesë edhe e Marrëveshjes së Kumanovës, ka thënë komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler.
Me rastin e 11 vjetorit të marrëveshjes tekniko - ushtarake të Kumanovës, Bentler ka thënë se nuk ka ndarje të Kosovës, por se në Kosovë ka ende rreziqe për sigurinë, ndërsa gjendja në veri është proces politik dhe nuk mund të zgjidhet me mjete ushtarake.
Tiranë - Presidenti rumun, Traian Basescu, në vizitën e parë të tij zyrtare në Tiranë, ka deklaruar se vendimi për mosnjohjen e Kosovës nga Rumania, nuk vjen nga mosrespektimi për kosovarët, por është respekti që ky shtet ka për të drejtën ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, theksoi se, që nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka bërë hapa përpara, drejt krijimit të një shteti multietnik.
Beograd - Sekretari shtetërori i ministrisë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka kritikuar deklaratat e përfaqësuesit civil ndërkombëtar, Pieter Feith, i cili ka thënë se, pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pret rritje të konsiderueshme të numrit të njohjeve të Kosovës.
Këtë deklaratë Ivanoviq e ka vlerësuar si deklaratë politike, duke thënë se, me këto deklarata Feith nuk ndihmon në stabilizimin e situatës.
Beograd - Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, ka thënë se vendi i tij gjendet në momente të vështira në luftën e tyre për ruajtjen e Kosovës nën juridiksionin serb. Ai theksoi se ka presion të fuqishëm për të sjellë njohje të reja për Kosovën, duke shtuar se Beogradi nuk ka një superfuqi prapa, sikurse që ka Prishtina.
Sipas ministrit të Jashtëm serb, vendi i tij do të vazhdojë me mjete paqësore, politike dhe diplomatike, të veproj për ta ruajtur sovranitetin dhe integritetin e vet territorial.
|