• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
“Vetëvendosja” fton opojanët në protestë!
vetevendosjeDragash - Aktivistët e lëvizjes ”Vetëvendosje”, në saje të aktivitetit që po zhvillojnë për të tubuar sa më shumë qytetarë në protestën e së enjtes, në qytetin e Prizrenit, me qëllim mbrojtjen e emblemës së kësaj komune, kanë qëndruar disa herë edhe në komunën e Dragashit, duke i ftuar qytetarët që të zbresin në qytetin historik “për ta mbrojtur emblemën e kësaj komune”, e cila në sfond mban ndërtesën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Pas disa aktiviteteve, duke lëvizur me një automjet në këtë komunë, të pajisur me zërim, aktivistët e Vetëvendosjes kanë qëndruar të martën edhe në fshatin Bresanë, me ç’rast në ambientet e Shtëpisë së Kulturës kanë shpalosur qëllimet e tyre për këtë protestë dhe vizionin e Lëvizjes... Ata i kanë ftuar opojanët që, në numër sa më masovik të marrin pjesë në protestën e Prizrenit, në të cilën do të mbrohet ndryshimi i logos në stemën e kësaj komune. Sipas tyre, mbrojtja e kësaj logoje do të thotë, mbrojtje e identitetit të popullatës shumicë.
Glauk Konjufca, aktivist i kësaj lëvizjeje, ka theksuar se nuk duhet lejuar që të ndryshohet kjo stemë, e cila është miratuar nga Kuvendi Komunal i Prizrenit, dhe se asesi nuk duhet lejuar heqja e vitit të mbajtjes së Lidhjes së Prizrenit, si dhe inkorporimi i ndonjë gjuhe tjetër. Konjufca për këtë, nuk e fajësoi aq shumë Gjykatën Kushtetuese, e cila ka marrë një vendim për ndryshimin e emblemës, sepse ajo, sipas tij, vetëm se ka interpretuar nenet e Kushtetutës së vendit. “Fajtorët kryesorë janë udhëheqësit dhe institucionet e vendit që, me kompromis, e kanë pranuar këtë kushtetutë, e cila e ka bazë Pakon e Ahtisarit, e që ajo pako nuk paraqet vullnetin e popullit”, ka thënë Konjufca, duke shtuar se këto procese, në të cilat ka hyrë Kosova, janë të dëmshme, ngase, sipas tij, ato po shkojnë drejtë humbjes së identitetit të popullit shumicë. “Udhëheqësit pranojnë se Plani i Ahtisarit është një kompromis i dhimbshëm, por që ata nuk janë në gjendje ta ndjejnë këtë dhimbje”, ka vlerësuar Konjufca, duke adresuar në vazhdim një breshëri kritikash, ndaj pushtetarëve, të cilët, sipas tij, janë të varur dhe të shkëputur nga populli.
Shënimi i 132 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, krahas festimeve do të përcillet edhe me një demonstratë, kundër ndryshimit të shenjës dalluese të Komunës së Prizrenit, që mban vitin dhe shtëpinë ku është mbajtur Kuvendi i LSHP-së, logo e cila është kontestuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke kërkuar ndryshimin e saj, ngase sipas GJK-së nuk përfaqëson të gjitha komunitetet që jetojnë në Prizren.
 
Gjykata: Nuk kemi kërkuar ndryshimin e Imazhit
 
Pas reagimeve të shumta, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dhënë sqarime shtesë, lidhur me vendimin e saj që Komuna e Prizrenit të ndryshojë emblemën, duke vendosur brenda saj, krahas mbishkrimit në shqip, “komuna” edhe mbishkrimet në serbisht dhe turqisht.
Kryetari i Gjykatës, Enver Hasani, ka thënë se imazhi i Shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit, nuk ka qenë objekt i diskutimit, por vetëm mbishkrimet.
Nëpërmjet një letre, dërguar kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, Hasani ka rikujtuar se afati i dhënë nga Gjykata për ndryshimin e statutit dhe emblemës, skadon më 18 qershor 2010. "Gjykata Kushtetuese e fton Komunën, që ta informojë atë, lidhur me hapat e ndërmarrë dhe përparimin e bërë, për t'u pajtuar me Aktgjykimin e Gjykatës, në mbështetje të obligimeve nga neni 116.1 të Kushtetutës", thuhet në këtë letër.
Gjykata Kushtetuese, më 18 mars të këtij viti, në rastin e Qemal Kurtishit kundër Kuvendit Komunal të Prizrenit, kishte vendosur në favor të Kurtishit, i cili kishte kërkuar që emblema t’i ketë mbishkrimet "Komuna", edhe në gjuhët tjera zyrtare, brenda rrethit të emblemës.
Kryetari i kësaj gjykate ka sqaruar se Gjykata Kushtetuese, kurrë nuk ka thënë që imazhi i Shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit, ishte objekt i diskutimit.
Share