• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Enjte, 10 Qershor 2010 08:19

Prizren
- Shënimi i 132 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, krahas festimeve, do të përcillet edhe me një demonstratë, kundër ndryshimit të shenjës dalluese të Komunës së Prizrenit, që mban vitin dhe shtëpinë ku është mbajtur Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, logo kjo e cila është kontestuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke kërkuar ndryshimin e saj. Sipas Gjykatës Kushtetuese, logoja aktuale nuk përfaqëson të gjitha komunitetet që jetojnë në Prizren.
Dragash - Aktivistët e lëvizjes ”Vetëvendosje”, në saje të aktivitetit që po zhvillojnë për të tubuar sa më shumë qytetarë në protestën e sotme, në qytetin e Prizrenit, me qëllim mbrojtjen e emblemës së kësaj komune, kanë qëndruar disa herë edhe në komunën e Dragashit, duke i ftuar qytetarët që të zbresin në qytetin historik “për ta mbrojtur emblemën e kësaj komune”, e cila në sfond mban ndërtesën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Pas disa aktiviteteve, duke lëvizur me një automjet në këtë komunë, të pajisur me zërim, aktivistët e Vetëvendosjes kanë qëndruar të martën edhe në fshatin Bresanë, me ç’rast në ambientet e Shtëpisë së Kulturës kanë shpalosur qëllimet e tyre për këtë protestë dhe vizionin e Lëvizjes... Ata i kanë ftuar opojanët që, në numër sa më masovik të marrin pjesë në protestë.
Prishtinë - Nuk kemi kërkuar ndryshimin e Imazhit, por vetëm mbishkrimin, i cili do të duhej të ishte në tri gjuhët e komuniteteve që jetojnë në Prizren, thuhet në një sqarim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Kryetari i kësaj gjykate, Enver Hasani, ka thënë se imazhi i Shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit, nuk ka qenë objekt i diskutimit, por vetëm mbishkrimi në emblemë.
Gjykata Kushtetuese, më 18 mars të këtij viti, në rastin e Qemal Kurtishit, kundër Kuvendit Komunal të Prizrenit, kishte vendosur në favor të Kurtishit, i cili kishte kërkuar që emblema t’i ketë mbishkrimet "Komuna", edhe në gjuhët tjera zyrtare, brenda rrethit të emblemës.
Bruksel - Anëtari i Parlamentit Evropian, Hanes Svoboda, ka vlerësuar se Serbia dhe Kosova nuk do të duhej ta shfrytëzojnë kontestin e tyre, si pretekst për mos zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme, të cilat do ta zgjatnin integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.
"Udhëheqësit politikë të Kosovës dhe Serbisë investojnë shumë në përpjekjet diplomatike për çështjen e njohjes apo mosnjohjes, në vend që të merren urgjentisht me problemet socialo-ekonomike, që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve", ka thënë politikani austriak.
Svoboda gjithashtu ka vlerësuar udhëheqësinë e Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, me të gjitha qeveritë tjera në rajon.
Tiranë - Ushtarët shqiptarë në Afganistan do të përfshihen drejtpërdrejt në luftime kundër forcave terroriste në këtë vend.
Duke filluar nga muaji korrik, ushtarët shqiptarë do të jenë pjesë e operacioneve luftarake, përkrah marinsave amerikanë dhe kolegëve tjerë nga vendet anëtare të NATO-s. Lajmi konfirmohet zyrtarisht, përmes një projektligji të depozituar nga qeveria për miratim në Kuvendin e Shqipërisë. Ky draft propozon një ndryshim të ligjit “Për përdorimin e armëve të zjarrit”, i cili iu mundëson komandove shqiptare në Afganistan, të përdorin armët, në luftimet kundër terroristëve.
Share