• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
U përkujtua 132 vjetori i Lidhjes së Prizrenit
lidhja_prizrenPrizren - Lidhja e Prizrenit ka qenë lëvizja e parë me karakter politik e ushtarak, e cila në saje të angazhimit të shumë patriotëve nga shtresa të ndryshme shoqërore, ka mundësuar njohjen e kombit shqiptar, si një bashkësi të pandarë, mbrojtjen e territoreve të tij dhe formimin e një shteti autonom. Kështu u tha në Akademinë solemne, me rastin e shënimit të 132 vjetorit të themelimit të këssaj lidhjeje.
Në këtë ditë të shënuar kombëtare, historianët kanë pohuar se atdhetarët e kohës, me punën e nisur në Prizren, kanë sjellë një qasje të re në përpjekjet për lirinë e kombit, duke i shfrytëzuar të gjitha format e veprimit. "Lidhja e Prizrenit ishte e para lëvizje çlirimtare, me karakter kombëtar, në të cilën morën pjesë të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe në të cilën u kombinuan të gjitha format çlirimtare, që nga kuvendet popullore deri tek parashtresat politike, që nga misionet diplomatike deri tek kryengritja e armatosur", ka thënë historiani, Selim Daci, i cili para të pranishmëve është paraqitur me kumtesën "Rëndësia historike e LSHP-së". Sipas tij, kjo lëvizje parashtroi idenë e bashkimit kombëtar shqiptar, përkundër ndarjeve krahinore, fetare dhe aventurave personale të individëve, dhe se ajo lindi nga vrulli atdhetar i shtresave të ndryshme të popullsisë për t’u zhvilluar në një organizatë me karakter shumëdimensional, i cili edhe vuri themelet për krijimin e shtetit shqiptar. Krahas kësaj, Daci ka shprehur bindjen se LSHP-ja solli edhe një frymë tjetër, në aspektin e organizimit të luftës për liri dhe mbrojtje të identitetit kombëtar. "Ajo ishte e para organizatë kombëtarë që krijoi degë të saj në të gjitha krahinat shqiptare dhe e para organizatë atdhetare që për interesat e larta të atdheut, krahas pushkës, përdori edhe pendën", ka deklaruar ai.
Daci ka përkujtuar se Lidhja u shtyp nga forca ushtarake e Perandorisë osmane dhe konspiracioni i fuqive të mëdha, porse megjithëkëtë pati një varg të arriturash historike në tre vitet e ekzistencës. "Gjatë viteve 1878-1881 janë hedhur hapa të mëdhenj në procesin e bashkimit të shqiptarëve, pavarësisht nga dallimet fetare, përkatësia shoqërore, shpërndarja krahinore dhe pikëpamjet politike, në një bashkësi të vetme kombëtare, e cila për më tepër u sanksionua nëpër llogoret e luftës së udhëhequr prej saj, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin kombëtar shqiptar", ka thënë ai. Sipas Dacit, ky model ka qenë edhe emblemë e veprimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila me luftën e saj kontribuoi në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.
Ndërsa, kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, që po ashtu është historian, ka
theksuar se Lidhja e Prizrenit doli në skenë, në kohën kur po rrezikohej tërësia territoriale shqiptare nga vendet e saj fqinje dhe se me këtë vrull solli frymën e unitetit për krijimin e shtetit shqiptar. "Lidhja vepronte kundër ndasive dhe për integrime kombëtare, e bashkë me to çliroi energji për zhvillime kulturore. Për herë të parë populli ynë u bashkua me një besë të përgjithshme, për të mbrojtur vendin e vet", ka thënë Muja.
Sipas kreut të Prizrenit, kjo lëvizje e gjerë atdhetare kishte detyruar fuqitë e mëdha që tri
herë t'i rishikonin vendimet e tyre, në lidhje me trojet shqiptare, dhe në këtë mënyrë vërtetoi se shqiptarët ishin të pjekur që të kenë shtetin e tyre. "Lidhja bashkoi popullin tonë për të afirmuar identitetin e tij kombëtar, për të ruajtur tokat tona dhe për të formuar shtetin tonë", ka deklaruar Muja, duke shfaqur pikëpamjen se, pas tri vjetësh funksionimi, Lidhja e Prizrenit ishte shuar vetëm organizativisht, pasi programi i saj nuk u shua kurrë, por u bë udhërrëfyese për gjeneratat e ardhshme të patriotëve, që luftuan për lirinë e Shqipërisë dhe së fundmi për pavarësimin e Kosovës.
Më 10 qershor të vitit 1878, Kuvendi i Përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ka filluar punimet, me ç'rast ishte ngritur zëri kundër copëtimit të tokave shqiptare, derisa në mbledhje të përgjithshme ishte vendosur që të krijohet një organizatë me karakter politik e ushtarak, me qendër drejtuese në Prizren dhe me degët përkatëse në krahinat e ndryshme të vendit. Në këtë mënyrë, sipas historianëve, lindi "Besëlidhja" (itifak) që më vonë u quajt "Lidhja Shqiptare" ose "Lidhja e Prizrenit". Organizata politiko-ushtarake e LSHP-së në luftë e sipër u shndërrua në një organizëm shtetëror me administratën, ushtrinë, dikasteret dhe territorin e saj, prandaj edhe gëzon statusin e ngjarjes mjaft të rëndësishme në historinë e përpjekjeve të popullit shqiptar, për liri dhe pavarësi kombëtare.
Ditët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do të vazhdojnë me aktivitete të ndryshme dhe simpoziume shkencore për tre ditë radhazi. Ndërkaq, nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, në përvjetorin e 132-të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u mbajt edhe festivali ndërkombëtar "Drini Poetik", ku morën pjesë poetë shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
Ky festival do të përmbledhë një varg veprimtarish letrare, si dhe përurime të librave dhe ekspozitave.
Share