• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
"Demokracia në Veprim" nis trajnimin!
e Hënë, 12 Tetor 2009 00:00

Koalicioni i organizatave “Demokracia në veprim” të shtunën filloi trajnimin e monitoruesve për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 15 nëntor, ndërsa kontributi i vëzhguesve u tha se është esencial për të siguruar një proces kredibil dhe për të pasqyruar gjendjen pa ndikime partiake.
Në trajnimin e monitoruesve për zgjedhjet lokale 2009 po ashtu u vlerësua se vëzhguesit duhet t’i kenë aftësitë teknike, të kenë integritet personal dhe të tregojnë guxim në punën e tyre, ndërsa zgjedhjet e këtij viti u vlerësuan të jenë tejet të rëndësishme për faktin se organizohen për herë të parë në Kosovën e pavarur dhe nga organizmat vendor. Ismet Kryeziu, nga koalicioni i organizatave “Demokracia në veprim” tha se janë të përkushtuar për të ndihmuar procesin zgjedhor, për të vëzhguar dhe siguruar kredibilitet të procesit si dhe për të paraqitur raporte pa ndikime partiake. “Ne jemi të pandikuar nga partitë. Qytetarët e ka vëmendjen nga ju vëzhgues që do t’i kontribuoni procesit, ju do të jeni ata të cilët do t’ia jepni kredibilitetin procesit, ju do të jeni ai zëri që kur do t’i vëreni parregullsitë do t’i raportoni”, u shpreh Kryeziu para monitoruesve të zgjedhjeve. Ai duke vlerësuar se zgjedhjet duhet të jenë të lira, të drejta, të barabarta dhe garuese theksoi se infrastruktura e zgjedhjeve në Kosovë iu mundëson partive politike që të mund në mënyrë të barabartë dhe të drejtë të jenë garuese. Kryeziu pohoi se përkushtimi i tyre është që në këto zgjedhje të përfshihen edhe të gjitha etnitë, ndërsa në këtë drejtim theksoi se në koalicionin e organizatave “Demokracia në veprim” janë të përfshira të gjitha etnitë. Sipas tij, rëndësia e këtyre zgjedhjeve përveç tjerash është edhe në nxitjen që qytetarët të dalin në zgjedhje. “Ai që nuk merr pjesë në zgjedhje heq dorë nga bashkëvendësja për të ardhmen e tij. Për këtë arsye, ne përveç që vëzhgojmë zgjedhjet, do t’iu bëjmë thirrje që të jenë qytetarë aktiv, të luajnë rolin e tyre, të kontribuojnë për shtetin e tyre”, theksoi Kryeziu. Tiziano Ballmelli, zëvendës ambasador i Zvicrës në Kosovë tha se Zvicra është shumë e kënaqur që sheh një iniciativë lokale kaq të madhe për vëzhgimin e zgjedhjeve të para në Republikën e Kosovës. “Kemi vendosur ta përkrahim financiarisht këtë iniciativë për shkak se është shumë e rëndësishme që qytetarët e këtij shteti të mobilizohen për demokraci. Ndihma jonë është një investim afatgjatë që konsolidon investimin e një kulture të vërtetë demokratike...”, tha Ballmelli. Ai tha se është koha që të njihet dhe konsolidohet pronësia vendore e demokracisë kosovare, mirëpo theksoi se demokracia nuk është vetëm çështje e zgjedhjeve. Zëvendës ambasadori i Zvicrës në Kosovë vlerësoi se ndarja e pushteteve, institucionet demokratike, të drejtat themelore, sundimi i ligjit, një kulturë e vërtetë e tolerancës, llogaridhënia janë të nevojshme që të mbrohet dhe promovohet mundësia e çdo qytetari që të jetë pronar i jetës së tij. “Që zgjedhjet të jenë të drejta dhe të lira aty nuk duhet të ketë korrupsion, mashtrim dhe manipulim të votuesve. Zgjedhjet duhet të organizohen në mënyrë të paanshme dhe të vëzhgohen në mënyrë të paanshme”, theksoi Ballmelli. Jose Garzon, drejtor i Zyrës për demokraci dhe qeverisje në USAID duke paraqitur përvojat e tij si vëzhgues në disa shtete, tha se puna si monitorues i zgjedhjeve është interesante, ndërsa edhe pse mund të jetë edhe e rrezikshme ajo gjithmonë është e rëndësishme. “Vëzhgimi i zgjedhjeve është shumë i rëndësishëm për proces zgjedhor demokratik. Vëzhguesit duhet t’i tejkalojnë interesant afatshkurtra personale a politike dhe të mendojnë për interesin nacional”, theksoi Garzon, duke shtuar se vëzhguesit duhet t’i kenë aftësitë teknike, integritetin personal dhe të tregojnë guxim. Drejtori i Zyrës për demokraci dhe qeverisje në USAID potencoi faktin se zgjedhjet lokale të 15 nëntorit janë të rëndësishme për faktin se janë zgjedhjet e para në Kosovën e pavarur si dhe organizohen nga institucionet kosovare. Ndryshe, “Demokracia në Veprim” është një rrjet i organizatave joqeveritare kosovare.

“Demokracia në Veprim” ka monitoruar zgjedhjet e kaluara të vitit 2007. Procesi i monitorimit të zgjedhjeve të kaluara ka përfshirë fushatën “Dil dhe Voto”, vëzhgimin e procesit të zgjedhjeve dhe numërimin paralel të votave (NPV). “Demokracia në Veprim “planifikon që edhe në këto zgjedhje të përfshijë këto komponente të lartpërmendura në monitorim.

Share