• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Prizren: Përfundoi protesta e Vetëvendosjes!
protetsa_vetevendosjePrizren - Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga Lëvizja "Vetëvendosje", mijëra qytetarë të Prizrenit dhe viseve të tjera shqiptare, sot kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për ndryshime në logon e Komunës së Prizrenit.
Me thirrjet "Lidhja është gjallë", "Një flamur një Komb", si dhe thirrje të tjera, protestuesit kanë marshuar në qendër të qytetit, kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndryshime në logon e Komunës së Prizrenit. Protestës i janë bashkangjitur edhe qytetarë nga Shqipëria, të cilët thonë se, janë këtu për të mbrojtur atë që burrat e kombit vendosën, pikërisht në këtë ditë të vitit 1878. Të udhëhequr nga aktivistët e Lëvizjes "Vetëvendosje", qytetarët kanë marshuar nëpër qendër të qytetit, për tu ndaluar disa minuta para Kuvendit Komunal të Prizrenit, ku kanë vendosur në muret e tij edhe një pllakat të madhe të Lidhjes se Prizrenit.
Marshimi i protestuesve ka përfunduar para kompleksit të Lidhjes së Prizrenit, ku qytetarëve iu drejtua Gani Krasniqi, ish i burgosur politik. Protesta u përcoll nga forca të Policisë së Kosovës dhe, megjithëse numri i protestuesve ka qenë i madh, nuk është regjistruar asnjë incident dhe se, pikërisht para Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, protestuesit janë shpërndarë të qetë.
 
Vetëvendosje: Policia na arrestoi pa asnjë faj!
 
Këshilli Kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit, nga Tirana ka njoftuar se, menjëherë pasi ka përfunduar protesta e organizuar nga Vetëvendosja, policia ka arrestuar, siç thuhet, në mënyrë të dhunshme, pesë aktivistë të kësaj lëvizje.
“Arrestimet e dhunshme ndodhën shumë pak minuta pasi u përmbyll demonstrata paqësore, që lëvizja organizoi, me rastin e 132 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për identitet dhe dinjitet kombëtar, në të cilën morën pjesë mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare, ku e kundërshtuan ndryshimin e stemës së Komunës së Prizrenit. Aktivistët: Durim Xhemajli, Durim Jasharaj, Arianit Sadiku, Muhabet Shemsiu dhe Hekuran Sejfullahu, janë arrestuar, pa asnjë arsye”, ka njoftuar nga Tirana, përmes një komunikate, në emër të Këshilli Kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit, Iliada Korçari.
 
Policia: Arrestimi u bë për tjetër vepër!

Policia rajonale në Prizren, përmes një komunikate për media, ka konfirmuar arrestimin e pesë aktivistëve të lëvizjes “Vetëvendosje”, duke potencuar se shkak i arrestimit nuk ka qenë pjesëmarrja në protestë, por veprimi i tyre kundërligjorë, në mbrëmjen paraprake. “Policia ka mbikëqyrur protestën e lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila ka kaluar qetë dhe nuk ka pasur incidente. Mirëpo, gjatë orëve të natës, nga rrugët kryesore të qytetit të Prizrenit, janë hequr flamuj shtetëror të Kosovës, si dhe të shteteve tjera mike. Hetues në rroba civile kanë kryer hetime dhe, pas përfundimit të protestës, kanë identifikuar një kombi të bardhë, në të cilin ndodheshin 98 flamuj, prej tyre 50 të shtetit të Kosovës,11 flamuj amerikan, 10 flamuj gjerman,  9 flamuj të Turqisë, tre të Britanisë së Madhe dhe 15 flamuj të Unionit Evropian. Policia ka identifikuar  gjashtë meshkujt për të cilët dyshohet se i kanë hequr flamujt, kudo që kanë qenë ata të vendosur. Ky grup, në automjet ka vendosur emblemën e Komunës së Prizrenit, për t’iu shmangur zyrtarëve policor. Që të gjithë personat e dyshuar, sonte do të dalin para gjyqtarit për kundërvajtje”, thuhet në komunikatën e policisë, duke theksuar se të dyshuarit nuk kanë deklaruar asgjë në polici, duke e zgjedhur kështu mënyrën e mbrojtjes me heshtje.
Share