• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Martë, 15 Qershor 2010 12:27

Dragash - Sot shënohet 11 vjetori i çlirimit të komunës së Dragashit, me një varg aktivitetesh ceremoniale dhe sportive. Gjatë paradites, në sallën e Kuvendit komunal të Dragashit, u mbajt një akademi solemne, për të vazhduar më pas me vizita tek varrezat e dëshmorëve, në Dragash dhe në fshatin Buçe.
Para të pranishmëve, kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, tha se kjo ditë shënon historinë më të re të vendit dhe se Kosova tanimë ka nevojë për më shumë vëmendje në zhvillimin ekonomik, se sa për aktivitete që kishte dikur, gjatë okupimit, kur duhej të veprohej për çlirimin nga zgjedha e okupatorit.
Edhe nënkryetari i Komunës, nga radhët e komuniteteve pakicë, Çasip Kushi, tha se në këtë ditë më shumë duhet të dëgjojmë se sa të flasim. “Na mbetet ne, që t’i ruajmë të arriturat dhe t’ua dimë vlerën”, tha Kushi.
Pas dite, në Mejdan organizohen gara në vrapimin e kuajve, në dy kategori.

Prishtinë - Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, është dënuar me nëntë muaj heqje lirie nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, dhe menjëherë është liruar në shtëpi, pasi ai më herët ka mbajtur 11 muaj paraburgim gjatë administrimit të misioni i OKB-së.
Nga tre pika të aktakuzës, para disa muajsh i ishte hequr një pikë, ndërkaq të hënën Kurtit i është hequr edhe një tjetër, ajo për "Tentim të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm", për t’i mbetur vetëm aktakuza për “pengimin e personave në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare”. Për pikën e fundit, Kurti u dënua me 9 muaj burg. Por, meqë ai ka qëndruar në paraburgim për 11 muaj, dënimi prej 9 muajsh hyn në llogari të periudhës së paraburgimit.
Vjenë - Gjykata Kushtetuese e Austrisë ka vendosur të hënën që ta refuzoj ankesën e familjes Zogaj, nga Kosova, për mosdhënie të azilit në këtë vend.
Përpjekja e kësaj familjeje për të mbetur në këtë vend, ishin bërë rast i njohur në Austri, pasi edhe presidenti i këtij vendi e kishte mbështetur rastin e tyre.
Rasti i kësaj familjeje ishte bërë i njohur, pasi njëra nga vajzat e familjes, Arigona, në vitin 2007 ishte zhdukur për dy javë, pas dëbimit të babait dhe të anëtarëve të tjerë të familjes, me ç’rast ajo kishte paralajmëruar vetëvrasje.
Prishtinë - Ish-zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Tomë Hajdaraj, zyrtarisht ka aderuar të hënën në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, si partia më e madhe opozitare në vend. Aderimi i Hajdarajt është bërë i ditur gjatë një konference të mbajtur për media në selinë e AAK-së. Hajdaraj ka qenë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku pas ndarjes së kësaj partie, i është bashkuar LDD-së. Në periudhën 2001-2004 ka qenë deputet i Parlamentit të Kosovës, ndërsa në qeverinë e kaluar, ka mbajtur pozitën e zëvendësministrit.
Pragë - Drejtori për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec, duke folur për korrupsionin në Kosovë, tha se kjo çështje nuk kufizohet vetëm në rastet që po hetohen tani, por se është një sfidë për Qeverinë në muajt e ardhshëm, e ndoshta edhe në vitin e ardhshëm.
“Hetimet e korrupsionit në nivel të lartë janë në duart e EULEX it, përkatësisht në duart e departamentit special, që drejtohet nga prokurorët e tij. Qeveria duhet gjithashtu të marrë përsipër barrën, lidhur me hetimet dhe ndjekjen penale të korrupsionit. Parandalimi i korrupsionit është ajo që Qeveria e Kosovës me të vërtetë duhet ta bëjë”, ka thënë në një intervistë për radion Evropa e Lirë, Marko Prelec.
Share